web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi nxjerr foton e patronazhistit të Veliajt: Kush e njeh këtë bandit, të na dërgojë të dhëna

2024-04-20 12:07:00, Politikë CNA
Këlliçi nxjerr foton e patronazhistit të Veliajt: Kush e njeh
Fotoja e publikuar nga Këlliçi për patronazhistin

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale për patronazhistët, të cilët ishin të pranishëm ditën e djeshme në protestën e organizuar para bashkisë, ku u kërkua dorëheqja e Erion Veliajt. 

Këlliçi ka publikuar foton e njërit prej patronazhistëve dhe thekson se kush e njeh këtë bandit të infiltruar në protestën e djeshme, të na dërgojë të dhëna për të. 

Ai thekson se dje i riu ka kërcënuar dhe shantazhuar të rinjtë e FRPD-së. 

"Kush e njeh këtë bandit të infiltruar në protestën e djeshme, të na dërgojë të dhëna për të! Ky kriminel, i cili dje ka ofenduar me gjuhën më banale dhe ordinere, ka kërcënuar dhe shantazhuar të rinjtë e FRPD-së, do marë përgjigjen e merituar! A është ushtar i Erion Veliajt apo i Taulant Ballës, për ne pak rëndësi ka. Dhe ky do trajtohet si çdo bandit tjetër që shkel ligjin", u shpreh ai./CNA 

 





Lajmet e fundit nga