web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Veliaj ka vjedhur 100 milionë euro”/ Shehaj-ndërkombëtarëve: Tregoni që nuk amnistoni korrupsionin

2024-04-19 21:57:00, Politikë CNA

“Veliaj ka vjedhur 100 milionë euro”/

Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve për protestën e opozitës ditën e sotme.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo u drejtohet ndërkombëtarëve që të mos shqetësohen për dëmet e portës së bashkisë, që shkojnë 300 euro dhe në fund paguhen po nga qytetarët,  por për 100 milionë eurot që kanë vjedhur Veliaj dhe hajdutët e tij nga taksat e tyre.

Shehaj nënvizon se ndërkombëtarët duhet tu tregojnë shqiptarëve që nuk e amnistojnë korrupsionin.

“Sot Ambasadoret u shqetësuan se protestuesit hodhën molotov në derën e Bashkisë Tiranë.

Ambasadorë të nderuar që vini për tu shërbyer, qytetarëve tuaj, sot nga protestuesit u shkaktua një dëm 300 euro ndërsa Erion Veliaj bashkë me hajdutët që ka punësuar kanë vjedhur mbi 100.000.000 EURO nga taksat tona.

Ne jemi po aq qytetarë Evropian (biles jemi ca më shumë të urtë po ta krahasojmë me pamjet e më poshtme) sa ata në Paris, Itali, Greqi dhe po aq perëndimor sa ata në Ëashington, Neë York etj.

Kemi të drejtën tonë të protestojmë dhe të revoltohemi se në finale atë derën e Bashkisë e paguajmë po ne.

Kurse ju KENI detyrimin të shihni shpërdorimin e parave të taksapaguesve tuaj që paguan drejtësinë e re, që është më e vjetër se ajo që kishim.

Dilni e tregojini Shqiptarëve që korrupsionin nuk e amnistoni e boll statuse për protestat e qytetarëve kundër korrupsionit.

PORTA 300 EURO, VELIAJ & HAJDUTET 100.000.000 EURO”, shkruan Brisida Shehaj./ CNA





Lajmet e fundit nga