web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i kërkon ndjesë ish-deputetit të PD-së

2024-04-20 10:09:00, Politikë CNA
Rama i kërkon ndjesë ish-deputetit të PD-së
Edi Rama

Këtë të shtunë në podcastin "Flasim" kryeministri Edi Rama, nuk ka ngurruar që t'i kërkojë ndjesë të ftuarit të tij, ish-deputetit të PD-së Mark Marku. 

Rama i kërkoi ndjesë Mark Markut për ironinë me të cilën përmendi emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku ky i fundit ishte kandidat në Lezhë.

"Tani të detyrohem një ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar sot dhe aq më tepër që më ke nderuar me praninë këtu, por ta bëj ndjesën përpara se të bëj pyetjen: Në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, mos gabohem, ti ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me njëfarë ironie që nuk më bën krenar sot por ndërkohë kam dëshirë të të pyes për këtë, për emrin Mark Marku?!", u shpreh kreu i qeverisë./CNA 

 





Lajmet e fundit nga