Sentenced to 24 years in prison for murder/ 60-year-old arrested in England
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Another phase of the international operation, codenamed "T...

Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, denoncoi sot nga selia blu se Drejtori Rajonal i Kujdesit Shëndetësor për Qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat, Arben Asllani, është përfitures tenderësh nga Bashkia e Elbasanit.
Sipas Vangjelit, ai ka përfituar tenderin për panelet fotovoltaike në Labinot, nëpërmjet kompanisë ‘ENERGYOLBEN’. Kjo e fundit është në pronësi të Arben Asllanit dhe vëllait të tij.
Ajo theksoi më tej se Asllani, edhe pse me detyrë drejtues i institucioneve shtetërore, është investuar personalisht lidhur me ndërtimin e HEC OLBEN.
Deklarata:
Më 26 Shkurt 2024, Bashkia Elbasan shpalli njoftimin për dhënien me qira të sipërfaqes 33 ha në fshatin ‘Labinot’ për 10 vite. Qëllimi i dhënies në përdorim: Për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë.
Më 2 Prill 2024 Bashkia Elbasan pat shpallur njoftimin paraprak për këtë procedurë konkurruese ku njoftonte si fitues Operatorin ekonomik të vetëm pjesëmarrës ‘ENERGYOLBEN’ sh.p.k’.
Së pari, ‘ENERGYOLBEN’ është në pronësi të kompanisë ELTEX shpk e cila ka pronar Arben Asllanin me të vëllanë.
Arben Asllani më herët ka qenë drejtues i Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Drejtorinë Rajonale të OSHEE dhe Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës Elbasan. Në vitin 2023 u emërua Drejtor i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për qarqet Elbasan, Korçë dhe Berat.
Së dyti, Arben Asllani, edhe pse me detyrë drejtues i institucioneve shtetërore është investuar personalisht lidhur me ndërtimin e HEC OLBEN për të cilin, në cilësinë e përfaqësuesit të ELTEX shpk ka paraqitur kërkesë pra Agjencisë së Mjedisit për të cilin është hartuar edhe VNM përkatëse.
Ndërkohë KLSh në raportin e auditimit për bashkinë Gramsh 2023, ka gjetur shkelje lidhur me kompaninë e z. Asllani duke evidentuar keqadministrim të sipërfaqeve të fondit pyjor dhe moszbatim të kuadrit rregullator të fushës.
Sipas KLSh Shoqëria ‘Eltex’ me administrator ligjor Oltion Asllani, më 13 shkurt 2020, ka lidhur kontratë ‘Për dhënien në përdorim të fondit pyjor dhe kullosor publik’ me Bashkinë Gramsh për ndërtimin dhe operimin e HEC Olben me afat 10-vjecar dhe nuk ka kryer pagesat sipas kushteve të kontratës të mësipërme.
ELTEX është përfitues i 109,787,713 lekëve për rimbursim TVSH përfshirë edhe një pagesë prej 6 milion lekësh si kthim shume për pjesëmarrje në ankand Magazina 146 Elbasan.
Drejtorët e Edi Ramës sigurisht përdorin pozitën shtetërore duke e shfrytëzuar për përfitime personale, por pyetja është: a do ta lejojë SPAK Gledian Llatjan të lidhë kontratë me kompaninë e Drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Qarkut Elbasan, Korçë dhe Berat./CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në një tryezë të organizuar nga PL-ja për "Fuqizimin e...
Pas plasjes të skandalit me një tufe drejtorësh të arr...
Këtë të shtunë në podcastin "Flasim" kryeministri Edi ...
In his weekly podcast, Prime Minister Edi Rama this ti...
Prime Minister Edi Rama invited journalism teacher Mar...
Të pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për figurat kryesore ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet...
MP Monika Kryemadhi has delivered her speech at the meetin...
MP Monika Kryemadhi has publicly "degenerated" Ilir Me...
The Freedom Party has convened the National Steering Commi...
MP Monika Kryemadhi has again given a strong slap and ...
"We will not withdraw without removing the mayor and...
On Friday, Prime Minister Edi Rama, accompanied by the...
The political leader of the DP for Tirana, Belind Këll...
Tedi Blushi has called on the citizens to participate ...
Today, at 11:00 a.m., the third protest is expected to...
Ilir Meta, knowing that his public appearance tonight, was...
This evening, in the Syri TV studio, Ilir Meta chose to ke...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, continued with t...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...