Sentenced to 24 years in prison for murder/ 60-year-old arrested in England
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Another phase of the international operation, codenamed "T...

Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi nga selia blu se vijon terrori pas protestës të së premtes, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt.
Këlliçi theksoi se të veshur me maska në 1 të natës, patronazhistët e regjimit arrestuan me bukë në gojë anëtarin e Kryesisë së Degës 2 të PD-së, Alfred Pëllumbi.
"Ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt", shprehet Këlliçi.
Ai nënvizoi më tej se protesta e radhës do të zhvillohet të premten në orën 11:00 dhe nuk do të dorëzohen.
Deklarata e plotë:
Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi.
Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.
Këta janë patronazho-policët e narkoshtetit Rama-Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestuesve sikur të ishin terroristë.
Janë të njëjtët policë që figurojnë në listëpagesat e grupeve kriminale, që u japin atyre informacione, që punojnë për ta. Të shitur dhe frikacakë me kriminelët, trima të çartur me protestuesit e opozitës, me qytetarët e thjeshtë, që dalin para bashkisë, jo për krimin por kundër tij.
Edi Rama, Taulant Balla dhe Erion Veliaj, duhet të ndalin menjëherë operacionet kundër protestuesve të opozitës. Duhet të ndalojnë përndjekjen dhe kontrollet nëpër shtëpitë e tyre gjatë ditës dhe orëve të vona të natës. Përndryshe, hapi tjetër, ndalesa jonë e radhës, nuk është më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.
Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, që janë arrestuar dhe të tjerë që janë në kërkim, nuk ka shans të tremben apo intimidohen.
Alfred Pllumbi: Erion Veliaj, je fakti konkret se si një zvarranik ngjitet në majë, por do jesh dhe realisht një zvarranik që do të dështosh dhe do të rrëzohesh me turp, si hajduti më i madh i grupit të strukturuar të hajdutëve në Bashki të Tiranës.
Pushteti i policisë, kërcënimet dhe arrestimet dhe ato çka ke bërë nuk na trembin, përkundrazi na kanë bërë më të motivuar e më të fortë. Të jap garanci dhe siguri se ne të gjithë sëbashku nuk do të tërhiqemi pa u larguar nga bashkia ti Erion, si dështak dhe kryehajdut.
Belind Këlliçi: Demokratët, opozitarët, protestuesit, nuk ndalen. Dhuna e horrave me maska, nuk na tremb. Do të shihemi sërish të premten, sërish përpara tempullit të korrupsionit në vend që quhet Bashkia e Tiranës. Mund të keni shumë spiunë, patronazhistë, uniforma të shitura te krimi, por ne kemi më shumë popull. Ne kemi të drejtën në anën tonë.
Duke i falenderuar me mirënjohje, të gjithë ata që kanë dalë tri të premte rresht kundër regjimit, hajdutëve dhe narko-policëve të tij, u bëj thirrje, edhe në emër të Alfredit, Kevinit, Francit dhe Bernardit, të jemi më shumë, më të bashkuar, më të fortë, të premten në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.
Rama, Balla dhe pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj mund të na ndjekin natën, por ne u dalim përballë si burrat në mes të ditës.
Ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.
Të dënojnë një herë të vetme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, nga paramilitarë dhe patronazhistë pa mjete identifikimi apo simbole të Policisë së Shtetit, një pjesë e të cilëve janë të evidentuar tashmë si kultivues e përdorues të lëndëve narkotike, e si rrjedhojë janë pranuar në polici tërësisht jashtë kritereve që kërkon ligji për Policinë e Shtetit dhe të vetmin kriter që plotësojnë është të qënurit anëtar i PS dhe përdorimi i tyre si kamikazë kundër protestuesve tëopozitës.
Garantojmë qytetarët se të gjithë ata individë dhe çdokush që uniformën e Policisë së Shtetit e identifikon si kontribut për PS e jo në shërbim të qytetarëve, do vijë shumë shpejt dita që do të përgjigjen para ligjit dhe qytetarëve shqiptarë.
Sa për Erion Veliajn dhe shtabin e tij elektoral 5D, me të cilin vodhi votat dhe çdo ditë vjedh paratë e qytetarëve të Tiranës, na keni përballë dhe përballë do na keni!/CNA
The Democratic Party has reacted to the dismissal of S...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Telit...
Former Prime Minister Sali Berisha spoke with the thre...
DP MP, Luan Baçi has denounced the head of the Roskovec mu...
The political leader of the DP for Tirana, Belind Kell...
DP deputy, Jorida Tabaku, has commented on Ilir Meta's...
Policia e Tiranës arrestoi sot 3 protestues që morën p...
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar për 3...
Kreu i PD-së së "Vulës", Lulzim Basha, në një takim me...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në një tryezë të organizuar nga PL-ja për "Fuqizimin e...
Pas plasjes të skandalit me një tufe drejtorësh të arr...
Këtë të shtunë në podcastin "Flasim" kryeministri Edi ...
In his weekly podcast, Prime Minister Edi Rama this ti...
Prime Minister Edi Rama invited journalism teacher Mar...
Të pyetur për pëlqyeshmërinë që kanë për figurat kryesore ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka komentuar reagimet...
MP Monika Kryemadhi has delivered her speech at the meetin...
MP Monika Kryemadhi has publicly "degenerated" Ilir Me...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...