web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha për CNA: Ervin Salianji kaloi vijën e kuqe, bëri zgjedhjen e tij

2025-12-27 20:03:00, Politikë CNA

Berisha për CNA: Ervin Salianji kaloi vijën e kuqe, bëri

Kryedemokrati Sali Berisha ishte pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku vijoi turin e “Foltores” për takimet me demokratë e simpantizantë.

Berisha ndau edhe një qëndrim lidhur me zhvillimet e ditëve të fundit nga Ervin Salianji.  

I pyetur për CNA nëse ka pasur një reflektim lidërshipi dhe PD-ja lidhur me qëndrimet e fundit të Salianjit, Berisha tha se ai bëri zgjedhjen e tij më veçimin nga demokratët.

“Pyetja është e drejtë. Njeriu niset nga besimi dhe besimi është një dhunti. Natyrisht, kur kalon vijën e kuqe, bën zgjedhjen tënde”,-tha Berisha.

I pyetur nëse Salianji financohet nga krimi, Berisha e lidhi sërish me ‘vijën e kuqe’.

“Tani, unë fola, kalimi i linjës së kuqe...”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga