web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: Asnjëri nuk është hidhëruar, kanë frikë nga SPAK-u

2025-02-18 10:44:00, Politikë CNA

Arrestimi i Veliajt/ Analisti: Asnjëri nuk është hidhëruar,

Analisti Enton Abilekaj në një intervistë në MCN TV ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Abilekaj tha se asnjë nga Partia Socialiste nuk e ka mbështetur Veliajn, por u urdhëruan ta mbështesnin publikisht.

Analisti deklaroi se socialistët që mbrojnë publikisht Erion Veliajn në të vërtetë i tremben faktit se SPAK do të arrijë te ata dhe do të jenë të pambrojtur. Armiqësitë në PS janë shumë të forta tha Abilekaj.

 

“Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë.

Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn”, tha Abilekaj./ CNA





Lajmet e fundit nga