"The man in the case"...
I have long articulated the fear and uncertainty that ...

Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori thyerja e embargos ndërkombëtare ndaj Berishës prej shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover. Dikush i kujtoi mbikqyrëses së garës elektorale se ajo po shkelte pragun e zyrës së një “non grat-e”, ndërsa dikush tjetër se ajo për dëgjonte me durim një recidivist (ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë dikur) të shkatërrrimit të zgjedhjeve në këtë vend.
Por, përtej këtyre polemikave, që mund të nxisin kërshërinë e lexuesve në kërkim të sencacioneve, prezenca e Glover në selinë e opozitës reale, ka shumë më tepër rëndësi sesa marëdhënia e saj e ndërlikuar me ish presidentin e vitit ‘96, apo deklarata se ajo priste me kënaqësi ta riakonte sot.
Vizita e saj në ish godinën e SHQUP dëshmon për kotësinë e misionit që ka marrë përsipër. Ndonëse as Berisha, as Meta nuk duan ta pranojnë -sepse ata kanë përveshur mëngët në një betejë ku po reken të korrin një humbje sa më të vogël-, zj. Glover, është vëzhguesja qesharake e një farse me rezultat të përcaktuar. Partisë që ajo ka vizituar sot, megjithëse njihet botërisht si opozita reale, i është hequr kjo e drejtë nga gjykatat dhe nga KQZ-ja. Ajo është zhveshur nga mundësia për të konkuruar me flamurin dhe siglën e saj (të marra nga disa karragjozë që nuk dolën dot me kandidatë as në ? e bashkive). Ajo është privuar për të pasur komisionerë, kohë televizive dhe finacimin që ligji shqiptar i jep forcës që ngërthen alternativën e vërtetë ndaj pushtetit.
Pra që këtu, në një mjedis ku, faktorët e tjerë: arbitrat e zgjedhjeve, taksat e publikut për partitë dhe media po përdoren kundër opozitës, mund të flasësh vetëm për votime dhe jo për zgjedhje. Në këtë kuptim, ç’do përpjekje për të parë se mos qeveria po shkel reguallat e garës, mos ajo po kërcënon administratën apo po përdor fondet shtetërore për fushatë janë gjëpura prej idiotësh të dobishëm, që harrojnë ujkun dhe kërkojnë gjurmët. Këtë rol po bën edhe Audrey Glover duke e kuptuar më mirë se cilido, që gara e 14 majit nuk mund të jetë as e ndershme as e drejtë. Në një konkurim ku opozita reale privohet nga të drejtat bazike, të bësh vëzhguesin e ODHIR-it është absurde.
Çfarë rëndësie ka të monitorosh sjelljen e televizioneve, kur AMA është e detyruar të gjobisë ato ekrane që do pasqyrojnë betejën e vërtetë (Psh, në Tiranë, atë mes Veliajt dhe Këlliçit dhe jo Bejkos)? Çfarë interesi ka të vëzhgosh rolin e komisionerëve, kur ata janë 6 me 1 në favor të Ramës? Çfarë shprese mund të kesh tek Kolegji Zgjedhor kur ai vendosi se opozita e vërtetë është ajo që ka kryetar Lulzim Bashën?
Në këto kushte nuk i’a vlen, as të mbash shënime për shkeljet, as të hartosh rekomandime për të ardhmen. Ata që vranë zgjedhjet pa filluar ende gara e kanë bërë absurd edhe rolin e Audrey Glover. Prandaj pyetja se ç’kërkonte ajo te Berisha, nuk ka lidhje as me qënien e tij non grata, as me raportin e tyre në të shkuarën. Ajo mbi të gjitha ngre problemin e kotësisë së vëzhguesve për këto votime.
I have long articulated the fear and uncertainty that ...
This campaign, the party that governs the country, for...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
10- They have become very predictable. Even without openin...
On Tuesday evening, the Socialists opened the campaign...
This question is not asked. It is senseless, rude and ...
Belind Kelliçi's promise of modernization and free public ...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Democrats are jumping for joy that Trump was indicted befo...
CNA published two days ago an editorial opinion regard...
FIND IT, GRANDFATHER... Ever since I was a child, a g...
If you were not ashamed, you have no problem saying that 1 m...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
In the headlines, a sensational news, which makes noise an...
In a country where scandals fall more often than rain in a...
With a population of just over six hundred thousand in...
While The Hague is turning out one of the blackest pages i...
Here are the consequences that are appearing crystal c...
We used to have 4 politicians. After Facebook was created...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...