web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tallava campaign and Tirana's dancer

2023-04-12 14:59:00, Opinione Gjergji Koja
Tallava campaign and Tirana's dancer
Edi Rama and Erion Veliaj

On Tuesday evening, the Socialists opened the campaign for the May 14 elections, where they symbolically started with the planting of trees in what is known as the flower garden behind the Skanderbeg monument, to continue with the celebrations in the Farka park.

Edi Rama made jokes, made fun of his appointees, who beyond the weight they claim to have, are simply janissaries in the sultanate he has established.

“Nuk kam ardhur të dëgjoj fjalimet e tua, mbill ndonjë pemë”, iu drejtua Erion Veliajt, teksa kryebashkiaku që kërkon mandatin e 3-të, e falenderoi për batutën, e cila në fakt ishte më e lehtë se talljet e tjera me apo pa kamera, kur e urdhëronte të lyente ndonjë shkallë në orën 5 të mëngjesit.

Edi Ramën jemi ta shikojmë në një fushatë me dajre! Po kështu e kemi parë të mbledhë vota duke kërkuar timonin, ndërsa së fundmi e pamë edhe me një tallava!

Nuk është çudi që sërisht ai të ketë sukses, madje të thellojë bilancin e fitoreve pikërisht me këngën tallava që ka zgjedhur ta shoqërojë në fushatën e 14 majit, pasi në fund të fundit tallavaja simbolizon mënyrën se si Edi Rama ka qeverisur, por edhe si janë administruar Bashkitë prej të emëruarve të tij.

Gjithçka ishte konceptuar me detaje, ku Edi Rama shfaqej si 1-shi dhe të tjerët si zero që thjesht i rrisin vlerën numrit.  Në fakt ky është koncepti që është aplikuar në tërë vitet e qeverisjes, njerëzit janë parë thjesht e vetëm si numra.

Rama u tregoi publikisht të tijëve që s´kanë asnjë vlerë përtej zeros, se ata janë aty ku janë për shkak se ai ka dashur të jenë. Dhe në rrjesht për një, nga më seriozi te më karagjozi, kandidatët për kryebashkiakë, do vazhdojnë ti mbajnë ison dhe të pranojnë të hedhin valle me tallavanë që siç thotë Kryeministri ia ka sugjeruar dikush si himnin e fushatës.

Rama ka zgjedhur këtë element, ndoshta edhe për të treguar se fiton edhe kur i afron miletit tallava, por edhe për të shfaqur publikisht se 14 majin e ka marrë me sportivitet.

Ndoshta do të ishte më mirë që të emëruarit e tij si kandidatë të dilnin me bilance punësh të kryera apo premtimesh të shkelura, qoftë edhe duke i mbuluar me propagandë. Por duket se vetë Rama është i lodhur për të vijuar të dëgjojë të njëjtat slogane e premtime, të cilat i ka të qartë se pas 1 muaji thjesht do mbeten si video në rrjetet sociale.

Ndaj pasditen e së martës u shfaq një Kryeministër larg atyre fjalimeve zyrtare, larg cinizmit, arrogancës, fyerjeve e akuzave. Pas tij u shfaq edhe Erioni të fliste për mbjellje pemësh, mbjellje dashurie dhe ecje përpara, me ritmin e tallavasë.

Nuk ishte Erioni që i drejtohej qytetarëve si pisanjosë, rrugaçë, trafikantë apo kriminelë. Nuk ishte Erioni që fliste me përçmim, që ushqente dhunë ndaj të pambrojturve, që iu rrëmben pronat e ju shemb banesat, në emër të zhvillimit të qytetit.

Erioni u shfaq si balerin tallavaje, që kishte shpërndarë ftesa për qofte e mish, madje edhe për birra. Kështu i tha edhe Edi Rama se kishte vajtur në Farkë, jo për ti dëgjuar fjalimin. Dhe Edi Rama e njeh mirë.

Garën e vetme reale Erioni e ka pasur me G99, partinë që krijoi, para se të hynte nga dritaret në selinë e PS-së,  dhe rezultoi humbës. Në 2015-ën mori drejtimin e Bashkisë, duke pasur në krah edhe LSI-në, ndërsa përballë kishte një opozitë që hynte në garë me 4 kandidatë. Në 2019 mbajti drejtimin e Bashkisë, ndërsa opozita bojkotoi zgjedhjet, dhe në 2023-in synon mandatin e 3-të, ndërsa përballë nuk ka thjesht një opozitë të ndarë, por ata që thuhet se përfaqësojnë vulën e logon, po kujdesen me llogari elektorale që mos ta lodhin shumë.

Me pak fjalë, Edi Rama ka të drejtë kur i thotë publikisht se Erioni ka fat po të bësh bilancin elektoral.

But that doesn't bother Erion! He knows that he has a gift for the political journey, so yesterday, today or tomorrow he will simply play the role of a dancer in the tallavana that will accompany the campaign for Tirana./ CNA.al





18:33 Opinione Hysni Gurra

You were not ashamed...

If you were not ashamed, you have no problem saying that 1 m...

13:41 Opinione Lutfi Dervishi

Ka edhe më keq…

Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...

Lajmet e fundit nga