Dy fjalë opozitës për Kuvendin e Shqipërisë
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...

Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur që bredh nga mëngjesi në darkë nga ekrani në ekran është në hall të madh.
Halli quhet McGonigal! Nuk ka hall më të madh.
Ajo që i ngjau me ministrin më të sukesshëm Saimir Tahiri është pesë me hiç krahasuar me gjëmën që ka shpërthyer në Uashington.
E megjithatë truprojat mediatike të Edi Ramës edhe për këtë çështje ku akuza është publike dhe e bazuar mbi fakte kanë gjetur argumentat e tyre.
Argumenti i parë: Nuk ka mundësi që Rama t’ia ketë bërë këtë Lul Bashës, sepse atëherë në gusht dhe në shtator të 2017 flitej për bashkëqeverisje.
Ishte koha e “dashurisë së madhe”. Truprojat mediatikë me këtë argument vetëm sa kthjellojnë se çfarë është në gjendje të bëj Edi Rama. Kur ka bërë gjithë këtë investim në dollarë për të dëmtuar viktimën e tij Lul Basha, imagjino sa është investuar për të shpallur non-grata Berishën.
Dhe këtë e ka ditur para të gjithëve se e ka thënë edhe vetë në Kuvend: “A e kalon oqeanin me DASH”? Po pse Edi Rama donte të copëtonte Lul Bashën?
Shumë e thjeshtë. Edi Ramës i ka shijuar shumë opozita Jenisher +Kërpëratë. Ky është koncepti që ka për pluralizmin dhe alternimin e pushtetit kryeministri i Shqipërisë, kthimi i parlamentit në Estradë dhe sundimi me fasadë demokratike.
As më shumë as më pak (siç e kam theksuar në një artikulll tjetër) kopjimi i modelit të Aleksandër Vuçiç. Të dy e konsiderojnë si kryepunë shkatërrimin e opozitës.
Në këtë pikë “truprojat mediatike” bëhen krejt qesharak kur thonë: ja pra, nuk e ka përmendur fare Sali Bershën.
Argumenti i dytë, nga më interesantët është fakti se: “Edi Rama e ka patur detyrim të çojë informacione në FBI për të investiguar lobistin e opozitës”.
Kjo është të vësh duart në kokë!
Nëse Edi Rama, ky partizan i luftës ndaj lidhjeve ruse do të kishte informacion për opozitën shqiptare ai fare mirë mund të hapte jo një, por 100 çështje këtu. A ju kujtohet se ka kaluar një javë tashmë se si i mobilizoi me kuç e me maç të gjithë dhe brenda katër ditëve çoi në SPAK 5 akuza ndaj opozitës për 21 janarin?
Argumenti i tretë, i truprojava mediatike të Edi Ramës lidhur me këtë çështje është se nuk ka akuzë për Edi Ramën. Nuk ka akuzë për korrupsion, është vetëm mos deklarim dhe punë taksash. Akuza nuk thotë këtë gjë. Po t’i heqësh akuzës së Uashingtonit emrin e Edi Ramës ajo nuk qëndron dot jo në këmbë, por as shtrirë.
E gjithë akuza është e kthjellët se çfarë ka dashur dhe çfarë ka arritur të bëj Edi Rama përmes McGonigal.
Argumenti i katërt, i truprojave mediatike është edhe më qesharak. Ku janë faktet? Edhe po t’u nxjerrësh foto të Edi Ramës duke i dhënë dollarë McGonigal, do të thonë: “prit njëherë, të bëhet ekspertiza se dollarët mund të jenë fallco”. Media amerikane ka përshkruar me detaje si nisi hetimi. Një ditë të bukur nëntori të vitit 2021, dy agjentë të FBI trokasin në shtëpinë e ish të dashurës së McGonigal dhe i tregojnë një foto në të cilën kanë dale dy miq. Njëri është McGonigal, tjetri është Edi Rama. Kështu nisi hetimi ndaj mikut të madh të Edi Ramës.
Argumenti i pestë, nuk është i truprojave, por është i vetë Edi Ramës. “E kam patur vërtet mik, por në kuptimin anglisht dhe jo shqip. Këtë argument çeta e bodigardëve mediatikë nuk e përdor se mesa duket dhe mesa artikulojnë nuk dinë anglisht.
Por, të rrimë shtrembër dhe të flasim të drejtën. Argumentat e truprojave mediatike të Kryeministrit janë më të mira se argumentat që tha vetë Edi Rama në daljen e vetme publike. Ai për shembull tha se Agron Neza ka qenë në Lëvizjen e Dhjetorit, ka qenë me Azem Hajdarin, është kushëri me Besnik Mustafajn,... Mund të thoshte edhe se Agron Neza ka krijuar NATO-n, por thelbi është se akuza e prokurorëve amerikanë merret se çfarë është bërë më 2017 e këtej.
Për hir të debatit të shëndetshëm çeta e bodigardëve është e ftuar të sajoj ndonjë argument pak më interesant. E vështirë është, por e kanë treguar se kanë mendje pjellore për të justifikuar edhe gjërat më monstruoze që po bëhen në këtë vend.
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Overall the use of tanks on the battlefield can make the d...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal has walked away with GPS from the Grand Jury's d...
January 28, is not only the 28th day of the Gregorian ...
For several days, Charles McGonigal, the former FBI of...
Kiko doesn't understand why Albanians call January a c...
Not far from Tirana, in Athens after a record debate (...
Today, as a growing trend, more and more people are we...
An application created by the Socialist Party raises serio...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
"Where books are burned, in the end people will be bur...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
The folly of gambling! Finally, the newest casino has ope...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe ...
To write about football, the most popular sport, the emoti...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...