LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompozitori i këngës 'Pyes Lotin'

2022-12-22 15:49:00, Kulturë CNA

Kompozitori i këngës 'Pyes Lotin'

Mbrëmjen e djeshme të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës performuan në duet me një artist tjetër të zgjedhur nga vetë ata.

Elsa Lila u rikthye në këtë festival pas 25 vitesh, dhe performoi këngën “Pyes Lotin”, së bashku me reperin e njohur Capital-T.

Kjo është kënga e saj ikonike dhe fituese e çmimit të parë të RTSH në 1996.

Mirëpo me sa duket kompozitori i kësaj kënge, Valentin Veizi, nuk e ka pritur aspak mirë këtë duet.

Përmes një reagimi në Facebook, ai është shprehur se dy artistët e kanë “ndotur” këngën dhe kanë sjellë versionin më të keq të saj, e për më tepër nuk kanë marrë leje për të ndryshuar.

Reagimi i plotë: 

MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së, duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra :  e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bej “pis” këngën time, mirë që nuk kane aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

secondly: You (anyone) can re-sing a song, but you have no right to change or denigrate the song without the author's (composer's) permission. Let me bluntly say once again to Lila and Capital, the model of the song that you brought is the model of how you can denigrate, distort a song as beautiful as the song "Pyes Lotin", so I will ask Albanian Radio Television to remove this ugly variant from all streams!

 

Lajmet e fundit nga