LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në përfundim të Panairit të Librit/ Ndahen çmimet për veprat letrare, kush u shpall “Autori i Vitit”

2022-11-19 22:22:00, Kulturë CNA

Në përfundim të Panairit të Librit/ Ndahen çmimet

Ashtu si çdo vit, në përfundim të edicionit të Panairit të Librit, janë ndarë çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e vitit 2022.

Juria ishte e përbërë nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Çmimin si autori i vitit e mori Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave”. Atij iu dha çmimi nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa për veprën në letërsinë për fëmijë u vlerësua shkrimtarja Natasha Poroçani me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”.

Për përkthimin më të mirë nga frengjishtja u vlerësua Klarita Lagji me realizimin në shqip të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux.

Për veprën më të mirë studimore u vlerësua Arben Imami me “3 Format e Mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni” dhe për përkthimin më të mirë të vitit u vlerësua Romeo Çollaku me veprën “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis./ B.A. - CNA.al

15:30 CULTURE

Ky është

Pavarësisht se ka një popullsi prej vetëm 2,400 banorësh, ...

Lajmet e fundit nga