
The second phase of the underground parking project starts in Çerçiz square: Rama: It will give new life to Gjirokastra
Prime Minister Edi Rama stopped this Sunday in Gjirokastër...
Prime Minister Edi Rama stopped this Sunday in Gjirokastër...
Odise Kote is one of the best Albanian writers, whose pen has touched rare emotions for years.
A life surrounded by books, a life surrounded by poetry and stories, make Odysseus not only a great writer, but a man with a great soul.
Recently, he has brought another publication for the Albanian reader, entitled "Amerikani". A novel that captures every reader, bringing images from the difficult communist period, and as the author himself says in this book, he has kept this story inside himself for 30 years.
CNA.al ka realizuar një intervistë, ku shkrimtari dhe gazetari Odise Kote, ka rrëfyer emocionet, mesazhin që ka dashur të përçojë në librin e tij të fundit "Amerikani".
Intervista e plotë:
Gazetarja: Odise Kote, kënaqësi t’ju kemi në një intervsitë. Duke shprehur gjithë respektin për krijimtarinë tuaj, na vjen mirë që keni sjellë një botim të ri, me kaq shumë vlerë për lexuesin shqiptar. Gjithmonë i keni shkruar jetës social-politike të Shqipërisë (por jo vetëm, pasi pena juaj ka prekur emocionet më të thella njerëzore), e së fundmi keni sjellë edhe romanin “Amerikani”. Cila është tematika që keni cekur në këtë botim?
Odisa Kote: Kam ardhur në letërsi si poet dhe pas disa sprovash të suksesshme, nisa të shkruaj prozë, fillimisht tregime e më pas novela e romane. Paralelisht prej një kohe të gjatë kam punuar gazetar në mediat lokale, kombëtare e ndërkombëtare dhe kjo gjë përveç përvojës, cilësisë së shkrimit dhe procedimit mbi lëndën që zgjedh, më ka dhënë një material jetësor të jashtëzakonshëm. Do të më duheshin shumë jetë për të shkruar gjithçka kam grumbulluar e përjetuar. Romani AMERIKANI është njëri prej tyre. E kam mbajtur brenda vetes këtë roman pothuaj për gati tridhjetë vjet, duke pritur çastin e duhur të shkrimit të tij, në kohën e pjekurisë së duhur artistike, të guximit krijues, eksperimentimit në strukturë, konceptimit modern dhe gjuhës së përshtatshme të narrativës. Ky është një nga romanet më të rëndësishme të krijimtarisë time, pasi trajton raportin e artistit me diktaturën, të artistit me shoqërinë, me vetveten. Në fund të fundit cilat janë limitetet e tij? Fati i këtij artisti në diktaturë është një instrument që të lejon që si në një prizëm, të zbërthesh e vrojtosh të gjithë spektrin e diktaturës, mekanizmat përbërës të tij.
Gazetarja: A ka një motiv, përtej asaj ç’ka mund të perceptohet mes rreshtave, që ky roman mban këtë titull?
Odise Kote: Sigurisht që ka. Unë besoj në atë lloj letërsie që nuk i thotë të gjitha mesazhet, por i jep lexuesit përmes fabulës, konteksteve, situatave shumëkuptimëshe, fjalës të përzgjedhur me kujdes, mundësinë e artë të pjesëmarrjes në thriller, në aksionin letrar, në komentet dhe në mësimet, këndvështrimet e konkluzionet individuale. Kësisoj ky roman mund të lexohet disa mënyrash e të përjetohen ndjesi të ndryshme estetike.
Gazetarja: Ju vetë çfarë përjetimesh keni nga periudha e komunizmit?
Odise Kote: Kam përjetuar fëmijërinë dhe rininë nga periudha e komunizmit, jo si i persekutuar, por si krejt pjesa tjetër e qytetarëve shqiptarë. Në shtëpinë tonë, sidomos të gjyshit nga babai, flitej dy mënyrash për sistemin komunist. Flitej me mburrje për njerëzit e nënës, ndërsa nën zë apo heshturazi gjyshi, një ishpronar ndërtimesh që ia kishin rrëmbyer pronën e pasurinë nuk e fshihte dëshpërimin. Ai iku shpejt nga kjo botë, por unë ende e kam në sytë e mi dëshpërimin e tij dhe atë pyetjen përvëluese: Përse?
Gazetarja: Sa dhe si janë integruar përjetimet dhe eksperienca juaj në këtë roman?
Odise Kote: Puna si gazetar terreni dhe eksperiencat e panumërta në njohjen e njerëzve, të fakteve, ngjarjeve në hapësiara të mëdha, shkollimi i mirë, kualifikimet, eksperiencat ndërkombëtare, studimet e thelluara të letërsisë, botimet e shumta letrare, më kanë dhënë mundësinë që të ndërtoj te ky roman (sipas meje) një strukturë krejt të panjohur në letërsinë shqipe, me projeksionin nga errësira në dritë, ndërkohë që personazhi kryesor zbret nga drita në errësirë. Narrativa e romanit është e ngjeshur, ka trajtën e kronikës ku krijohet në formë unike stili gazetaresk me atë poetik, shkrihet lënda e mitit me faktin e vrazhdë, ëndrra e pastër me egërsinë e realitetit, ngjarja në kohë me ngjarjet e fantakohës. Kjo e gjitha si në një mozaik me pjesëza krejt të mirëorganizuara krijon atë që në pas postmodernizëm quhet Arskombinativa. Një materie unike që mund ta këndshikosh prej çdo ane, sipas përfytyrimit, njohjes, analizës personale.
Gazetarja: Përjetimet e një shkrimtari, natyrisht që përkthehen edhe në penën e tij, por a mund ta paramendoni se çfarë emocioni apo imazhi mund t’i shfaqet lexuesit përmes romanit “Amerikani”?
Odise Kote: Romani AMERIKANI përmbush besimin tim te letërsia. Unë besoj se letërsia duhet të jetë një shqetësim i fortë, një tronditje e madhe për lexuesin. Teksti letrar duhet të të zgjojë përjetime të thella, të të vejë në mendime, të të shtyjë në refleksione, zhgënjime por dhe në ide të reja që të japin forcën e duhur për ndryshim. Letërsia nuk mund të jetë një kolovajzë argëtimi apo gjumi. Ajo duhet të të shpjerë drejt ndryshimit. Unë besoj se ky roman ti jep këto ndjesi të forta.
Gazetarja: Çfarë përjeton personazhi kryesor në romanin "Amerikani"?
Odise Kote: Personazhi kryesor provon në kurrizin e tij të gjithë kalvarin çnjerëzor, burgosjen, poshtërimin, humbjen e identitetit, vuajtjet dhe privacionet më të rënda, ai shërben thjesht e vetëm si instrument për të zbërthyer, për të kuptuar më mirë gjëmën, humbjen, diktaturën. Ky është një roman mbi fatin e njeriut, sidomos të artistit në diktaturë, por dhe në demokraci. Ky është një roman për lirinë, hapësirat dhe mundësitë, mbi raportet që krijohen në kushte e rrethana të caktuara, ndikimin e artit në triumfin e njeriut për jetën. Koha e diktaturës, burgjet e burgosjet absurde të saj, sjellja e zyrtarëve, mekanizmi shtetëror, ideologjia dhe fryma që e mbante në këmbë - janë teatri me korridoret e ngushta ku lëvizin idetë universale të lirisë, humanizmit, artit e jetës.
Gazetarja: A është ky roman një thirrje për të mos harruar të kaluarën tonë, duke marrë parasysh se qindra të pafajshëm vuajtën për vite me radhë të mbyllur në burgjet komuniste?
Odise Kote: Po. Sigurisht që po. Një komb pa kujtesë, apo që e humbet kujtesën gjatë rrugës, është një komb që është i destinuar të humbasë, të zhduket. Prej kujtesës nxirren gjithnjë mësime me vlerë, bëhen analiza krahasuese, merren masat e duhura që të mos përsëritet më e keqja. Por kujtesa duhet materializuar me dokumente, arshiva, letërsi dokumentare, artistike etj. Ndoshta dhe ky roman në mënyrë modeste është një dëshmi.
Gazetarja: Duke u nisur nga fakti se ju keni jetuar në atë periudhë të errët, a është ky roman një formë për t’i kërkuar falje viktimave të komunizmit?
Odise Kote: Misioni i letërsisë është krejt tjetër nga kjo që shtroni ju në pyetjen tuaj. Letërsia iu nënshtrohet vetëm ligjësive të saj letrare – estetike, dhe askujt tjetër. Çdo tekst (nëse mund të quhet i tillë) që përdoret si dogmë qëllimore, si libër propagande, afishe fletërrufeje, apo lutje përdëlluese faljeje nuk është Letërsi. Mund ta emërtoni si të doni, por ju lutem mos e ngatërroni me Letërsinë. Sa u përket viktimave të komunizmit, më shumë se për çdo gjë tjetër ata kanë nevojë për dhënien e së drejtës së mohuar sipas standardeve më të larta të së drejtës juridike, për humanizëm e drejtësi shoqërore, status social dhe ngrohtësi njerëzore. Të gjitha këto i jep vetëm një shoqëri e shëndetshme, një demokraci e avancuar, funksionale. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, aq më pak për një letërsi të deformuar, mediokre.
Gazetarja: A mund të na thoni shkurtimisht cili është mesazhi i romanit “Amerikani”?
Odise Kote: Mesazhin e kërkon dhe gjen vetë çdo lexues, nisur nga pika e nisjes së leximit dhe rrethanat e kontekstet personale. Cilido që do të lexojë romanin me siguri do të ballafaqohet me situata të ngjashme që i ka ndeshur apo dëgjuar, me pyetje të panumërta dhe ide nga më të ndryshmet. Mesazhi qendror në këtë roman është raporti i Qytetarit (artist, intelektual etj.) me diktaturën dhe jo vetëm, me shoqërinë dhe me vetveten në kërkim të lirisë e dinjitetit njerëzor.
Faleminderit!/ Intervistë nga gazetarja Xheni Lekaj CNA.al
By 1945, Germania had been transformed into a giant ce...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturë...
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht ...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën...
Potato porridge against Monet's painting in Pocdam, tomato...
Luan Rama has made a special birthday wish for the well-kn...
Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana...
If in our Albania of infinite paradoxes and wonders, t...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një ...
Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Nai...
Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ...
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko or as he is known by his literary name, 'Mi...
Luan Rama ka përkujtuar ditën e sotme dy shkrimtarët e...
The former vice president of LSI, Luan Rama, has comme...
The famous soprano, Inva Mula has shared more details ...
Zhuliana Jorganxhi, një emër i madh i artit dhe kulturës s...
The French writer Annie Ernaux has won the Nobel Prize in ...
According to Nick Metcalfe, New Mills, UK Europa - a love...
Tre shkencëtarë fituan të martën çmimin Nobel të këtij...
The Haxhia family from the village of Barbullush, Bushat A...
On April 25, 2023, the show "Stop" aired the case of a 6-y...
Tonight, the Fiks Fare show brought the case of a police o...
The incinerators that stretch from Elbasan, Fier and Tiran...
The judge of the Court of Tirana, Dritan Caka, was confirm...
The Galatasaray club is one of the most titled in the Turkis...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vdekjen e k...
Saranda police seized a speedboat and fined its driver...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Tira...
A hand grenade was found on the side of the main road in t...
Turistë të huaj dhe shqiptar i janë bashkuar festivalit më...
The Military Meteorological Service announces that today t...
The tourism sector in Albania is increasingly recognizing ...
Kur një prind sheh fëmijën e tij duke duke shpenzuar kohë të...
Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe ...
In Turkey, on Sunday, the runoff round in the presidential...
Presidenti demokrat Joe Biden dhe kryetari republikan i Dh...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të s...
The 76th French Cote d'Azur film festival saw a record num...
The Queen of Rock'n'Roll, Tina Turner passed away yesterda...
On May 21, the Orthodox Church celebrates the royal saints...
As for many other areas of life, the US State Departme...
Today, on May 28, 2023, the US dollar is bought at 102.7 A...
Today, May 27, 2023, the US dollar is bought at 102.6 ALL ...
The Transparency Board changed fuel prices again today...
Today, May 26, 2023, the US dollar is bought at 102.7 ...