LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Korça dje dhe sot”/ Eskpozita që prezanton qytetin e dijes nëpërmjet fotove

2022-12-10 19:33:00, Kulturë CNA

“Korça dje dhe sot”/ Eskpozita që prezanton qytetin e

Një ekspozitë është organizuar për të prezantuar qytetin e Korçës ndër vite me fotografitë e Ylli Trajçes.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës të qytetit të Korçës, e cila njofton se ekspozita quhet “Korça dje dhe sot”.

Ekspozita përfshin fotografi të qytetit të Korçës se si ai ka qenë vite më parë dhe se si është shndërruar sot.

“Korça dje dhe sot”, pritet t’i sjellë të pranishmëve kujtime dhe emocione të bukura.

Qyteti simbol i dashurisë dhe serenatave, si dhe djepi i dijes dhe kulturës do të prezantohet nga fotot e shkrepura me mjeshtëri që do të krijojnë nostalgji te korçarët.

Ekspozita do të zhvillohet më datë 11 dhjetor, ora 18.00, pranë galerisë së bibliotekës “Thimi Mitko”.

“Korça dje dhe sot”/ Eskpozita që prezanton qytetin e

"Ekspozitë fotografie"

Eja të shikoni " KORÇA DJE DHE SOT"

Fotografime të Korçës në shumë vite para dhe sot, do t'ju sjellin kujtime, emocione, nostalgji

Dt. 11 dhjetor

Ora 18-00

Galeria e bibliotekës " Th.Mitko

Mos mungoni”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Artit dhe Kulturës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga