LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

By Luan Rama/'They were not three, Dhori Qirjazi was with them'

2022-12-16 09:35:00, Kulturë Luan Rama

By Luan Rama/'They were not three, Dhori Qirjazi was with them'

Among many critics, literary researchers, historians or different writers who have tried to explain to us the modernity of Albanian literature of the sixties of the last century and the authors who led this process, we find almost the same cliché, according to which Dritëro Agolli, Ismail Kadare and Fatos Arapi marked the turning point and made the great leap, making poetry in particular, but also Albanian literature more contemporary, more diverse not only in content but also in the form of artistic expression, etc.

Pa dashur të merrem me të gjithë ata që ia atribuojnë meritën e këtij kapërcimi tre shkrimtarëve tanë të mëdhenj, pra Ditëroit, Kadaresë dhe Fatos Arapit, sepse në fund të fundit shijet, vlerësimet, qasjet janë krejt individuale, dua të theksoj se vendosja e “kufinjëve” tek merita e të treve, i ka hyrë padrejtësisht në hak një të katërti në fakt, Dhori Qirjazit, emri dhe vepra e të cilit qëndron me po aq dinjitet si një kontributor i rëndësishëm përkrah veprës së tre të tjerëve.

Unë bashkohem me studiuesin Shaban Sinani kur thotë se “Nëse duam të krijojmë ‘yllësinë’ e brezit të viteve ’60 është një katërshe që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin sepse çfarë ka dhënë njëri nuk e ka dhënë tjetri. Yllësia këtë kuptim ka, kur të gjithë së bashku formojnë të bukurën. Është Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi dhe çuditërisht i harruar në mënyrë të padrejtë Dhori Qiriazi” (Sh. Sinani, intervistë e dhënë për televizionin abc, 15 dhjetor 2019).

Poeti Dhori Qirjazi, me lirizmin e tij krejt të veçantë, të beftë e të natyrshëm, me spontaneitetin e vargur dhe muzikalitetin e ndjerë e plot ngjyra, me gjetjet poetike dhe përjetimet emocionalisht elegante, u bë dhe mbetet padyshim një zë dhe kontributor ekselent në të gjitha pritjet dhe prurjet letrare të kësaj kohe në letërsinë shqipe.

Fakti se pse Dhori Qirjazi nuk jetoi dhe nuk punoi në Tiranë siç e patën fatin tre të tjerët, nuk mund të shërbejë si kriter vlerësimi apo qëndrimi ndaj tij, kur është fjala për t’i dhënë vendin që meriton në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Unë nuk e di se çfarë kanë menduar të bëjnë ata të Ministrisë së Kulturës apo të bashkisë së Kolonjës për të përkujtuar dhe nderuar poetin, përkthyesin, studiuesin dhe “Mësuesin e Popullit” Dhori Qirjazi në datën e lindjes së tij, por di të them se ai meriton padyshim çdo nderim shtetëror të mundshëm.

Fjalëpak dhe mençurisht i thjeshtë, punëtor i palodhur i arsimit dhe i dijes, njeri fisnik dhe qytetar i dinjitetshëm, me emrin dhe veprën e tij si rilindas i kohëve moderne, Dhori Qirjazi i bën nder letërsisë shqipe.

Silence towards him neither harms his name, nor diminishes his values, nor diminishes his merits and contributions. It just proves the misery of the ignorant lancers.

In the "stardom" of the generation of the 60s, Dhori Qirjazi is one of them.

 

Lajmet e fundit nga