LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfaqësoi Shqipërinë në arenën botërore/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Kristaq Mitro

2023-04-03 12:14:00, Kulturë CNA

Përfaqësoi Shqipërinë në arenën botërore/

Regjisori i mirënjohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Mitro ka qenë një ndër regjisorët që la gjurmë të thella në historinë e kinematografisë shqiptare.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar, jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë.

Mitro jepte kontributin e tij si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë, në degën Regji Filmi dhe Televizioni.

Disa nga filmat e zhvilluar nën regjisurën e tij janë “Një djalë edhe një vajzë” (1990); “Telefoni i një mëngjesi” (1987); “Duaje emrin tënd” (1984); “Apasionata” (1983); “Njeriu i mirë” (1982); “Në prag të lirisë” (1981); “Liri a vdekje” (1979); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Dimri i fundit” (1976); “Tokë e përgjakur” (1976); “Kur zbardhi një ditë” (1971) – ndihmësregjisor.

Filmi “Një vajzë dhe një djalë”, ishte realizimi i projektit të fundit të Kristaq Mitros./CNA

Lajmet e fundit nga