Serious accident on the Kardhiq-Delvinë axis / One person dies, three others are injured
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...

Ishte koha kur s'kishim shumë mundësi të mbështesnim shpirtin në një një prehje më të magjishme se kënga. Ishte kohë privimesh e lirish krahëkëputura. Ngado ndihej ftohti i hekurave, kudërbonte myk, jetonim me frikën dhe frika kish frikë nga ne. Por diku atje në një skutë ku hynte pak diell, fare pak, aq sa për të vënë flakën shpirtrave krijuese, bëhej art. Poezive u blatohej vetë hyjnia e muzikës dhe kënga lindte në shpirtje të mbushur përplot pasion dhe ëndrra. Pak gjë guxonte të ndihej gjallë si kënga asokohe. Jetuam me këngën si me një vullnet qiellor, që na lejohej të përjetonim dritshëm në errësirën që zvargej në agoni.
Dilemë e kryqtarëve inkuizitorë ziente! Kishte lindur art tjetër përpara muzikës, apo shpirti ynë kërkonte vetëm aty, dehje dhe prehje?!
Ishte koha kur begatimi i shpirti nën zgjedhë, krijimin kish besim dhe atij i blatonte zemrën e tharë në etje, epjen që u shpërblue me shërim. Kjo ishte koha kur lindi humori, arti skenik, filmi, piktura, poezia, kur pasioni po zgjonte shpirti, koha kur s?mund të guxojë për bukë e miradina, por s?të bënte syri tërt të luftoje për të bukurën. Ishte koha kur kishte lindur ëndrra nën rrënoja, vinte në skenën e "gozhduar" nga sy qielli e shpirtje drite, kënga, me gjithë lartësinë e atij kontaktie etern, vinin dhjetra zëra magjik, u shfaq edhe ajo, Parashqevi Simaku.
Parashqevi Simaku ishte jo vetëm e bukur, dhe e donim kaq shumë të bukurën e natyrshme, por edhe e suksesshme. Ishte jo vetëm rrezatuese në skenë, por edhe shprehëse në krijimin e magjisë së komunikimit artistik dhe emocioneve. Gjithçka e saja në skenë ishte si një shpërthim drite, por as ajo dhe askush nuk mund të shihte kaq thellë dhe të përjetonte kaq fuqishëm.
Ajo i përkiste atij brezi këngëtarësh, të cilët erdhën për të mbetur shembulli më domethënës i sfidës dhe suksesit, për të treguar se atë që bën talenti dhe pasioni nuk mund ta ndalojë çdo diktat e nënshtrim. Ndoshta Zoti ishte më bujar se sa mundësia dhe fati ishte më dorëlëshuar se talenti, ajo ishte e bukur dhe gjithçka tjetër prej saj ishte magjepsëse.
Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë, por edhe asaj popullore shqiptare. Ajo ishte një nga më të preferuarat e skenës së këngës në kohën e diktaturës, por edhe më pas. E bukur, sharmante dhe me një zë melodioz, ajo fitoi shumë shpejt zemrat e artdashësve për të mbetur në panteonin e këtij adhurimi atëditë e sot. Kishim shpirt të fuqishëm të ndjenim, më shumë se sa ambicie të egos për të gjykatuar. Por ajo ishte ajo, Parashqevi Simaku, unike!
Edhe unë i përkisja atyre admiruesve që pëlqyen zërin, performancën, bukurinë dhe sensualitetin e Parashqevi Simakut, asaj që mbeti në kujtesë një vezullim i traditës sonë të muzikës së lehtë.
Parashqevi Simaku ka lindur në shtatorin e 1966 dhe ka dalë për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në vitin 1983, kur ishte 17 vjeçe. Vinte nga Kavaja, nga një familje e thjeshtë, për të fituar besimin dhe admirimin e publikut që në daljet e para.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë", gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.
Jo për shkak të emigrimit të saj në SHBA, por për shkak të një sëmundje, ajo nuk është më e pranishme në performimet e kujtesës dhe kremtimet festive, ku nuk mungojnë këngëtarë që bënë emër në muzikën shqiptare të erës së diktaturës, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe ajo. Gjithsesi ajo është memuar i skenës së këngës shqiptare dhe emocioneve që ndezën sallat e koncerteve dhe festivaleve.
Edhe pse kanë kaluar kaq vite që Parashqevi Simaku nuk është më në skenë, në dalje in memoriam apo në grishje kujtimesh dhe nostalgjie, ne që përjetuam fuqishëm artin dhe virtuozitetin e saj, ne s?mund ta lëmë ta marrë harrimi. Sepse ne nuk e shesim shpirtin.
Well-known soprano Inva Mula and soloist Gjergj Suliot...
Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur shq...
579 years ago, on March 2, 1444, in the cathedral of the c...
On March 2, 1900, Sejfulla Malëshova was born, who was the...
Journalist Luan Rama has announced that the poet and autho...
The next usurper appears from Shkodra. His name is Agron L...
In one of his endless parties, Gjergji "punished" me by sa...
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi pë...
Ndarja nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mi...
Prime Minister Edi Rama has reacted after the sad news...
The icon of film and theater, Mimika Luca, has passed ...
The well-known actress Mimika Luca has passed away at the ...
The star of Albanian cinematography, multidimensional ...
Mimika Luca, the great actress of the Albanian stage, pass...
Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bas...
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Today, at the age of 89, the well-known architect, writer,...
In Albania, natural tourism has recently seen an increase ...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...