LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashuria e pamundur e Parashqevi Simakut/ Gazetarja rrëfen detajin: U largua e zhgënjyer nga lidhja me politikanin

2023-04-02 13:04:00, Kulturë CNA
Dashuria e pamundur e Parashqevi Simakut/ Gazetarja rrëfen detajin: U
Foto ilustruese

Gazetarja Rudina Xhunga ka zbuluar një detaj nga jeta dhe dashuria e pamundur e këngëtares Parashqevi Simaku në vitin 1997, të cilën ajo ia kishte rrëfyer gjatë një interviste.

Këngëtarja lirike i kishte rrëfyer Xhungës se dashuria e saj me një politikan shqiptar ishte e pamundur.

Ishte shumë e vërtetë Parashqevia, madje më ka bërë shumë përshtypje sepse iu riktheva. Se mbaja mend intervistën dhe pashë që ajo tregonte se iku nga Shqipëria e zhgënjyer nga një marrëdhënie dashurie.

Ajo ishte dashuria për mua thotë. Dhe e pyeta me kë? Sepse unë vërtet nuk e dija, nuk më përmendi emër, por më tha është një njeri që merret me politikë. Na ndau fakti që unë isha me këngën, ai me politikën, më tha.

Ajo ishte dashuria ime, por tani unë dua vetëm një gjë. Asaj i kushtohem dhe ajo është kënga. Një intervistë që më ka lënë shumë mbresa dhe kur i rikthehem nuk më besohet që është bërë në ato vite...”, tregoi Xhunga në studion e emisionit “Rudina”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga