web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Llazar Zai Fundo/The Intellectual Who Preceded Europe

2026-01-01 09:20:00, Kulturë CNA

Llazar Zai Fundo/The Intellectual Who Preceded Europe

For more than eight decades, Llazar Zai Fundo remained a forbidden name. His figure was deformed, silenced and used by political propaganda. From a communist idealist he was declared a traitor, from a European intellectual he became an “enemy of the people”.
But today, his bust placed in the center of Korça, the square that bears his name, documents, archives, books and human testimonies are restoring Llazar Fundo to his rightful place in Albanian and European history, as a free thinker.

ROOTS AND FORMATION

Llazar Fundo was born into a merchant family originally from Voskopoja and grew up in Korça, a city that in the early 20th century was a center of critical thought, education, and culture. He was a prominent intellectual, spoke nine foreign languages, and was formed under the influence of European thought, continuing his studies at the Sorbonne.
In the 1930s, Fundo approached the international communist movement, seeking real solutions to Albanian social problems. However, his visit to the Soviet Union deeply disappointed him, he realized that communism had become a repressive system that suppressed freedom and eliminated political opponents. This disappointment made him a determined critic of the Stalinist regime.

VENTOTENE AND THE IDEA OF A UNITED EUROPE

On 5 May 1939, Fundo was arrested by Italian fascists and interned on the island of Ventotene. There, facing difficult conditions, he continued his intellectual activity and debate with European anti-fascists. Ventotene became the place where the foundations of the idea of ??a United Europe were drawn up, and Fundo contributed to the Ventotene Manifesto together with Altiero Spinelli and others. After the fall of the fascist regime and his return to Albania, Fundo was arrested and on 23 September 1944 he was shot without trial by Albanian communists, accused of being an “enemy of the people”.

TRIP TO VENTOTENE AND THE SHOW

Në qershor 2025, një grup gazetarësh, studiuesish dhe përfaqësuesish institucionalë shqiptarë udhëtuan drejt Ventotenes për të ndjekur gjurmët e Llazar Zai Fundos, intelektualit shqiptar që u internua aty nga fashistët italianë në vitin 1939.
Udhëtimi u bë publik nëpërmjet emisionit “Opinion” në shtator të 2025, ku gazetari Blendi Fevziu shpjegon se Ventotene ishte një burg për trupin, por jo për mendjen. Sipas tij, ishte pikërisht ky kontrast që e bëri ishullin një laborator idesh politike, ku intelektualë nga kombe të ndryshme menduan për një rend të ri europian.
“Ventotene nuk ishte thjesht një burg. Ishte një vend ku njerëz të izoluar fizikisht mendonin për një Europë të lirë. Zai Fundo ishte një nga ata që mendonin përtej telave me gjemba. Ai u arrestua si komunist dhe u pushkatua si armik nga komunistët. Ky është paradoksi i tij tragjik.”
Për gazetarin Elvi Fundo, udhëtimi në Ventotene ishte një nga më domethënësit e jetës së tij, duke reflektuar mbi figurën e një intelektuali që mbrojti me guxim mendimin e lirë në një kohë të mbushur me ideologji ekstreme.

“Kur ecën këtu, kupton se sa i madh ka qenë guximi i tij. Ai ishte i internuar, por mendonte për një Europë të bashkuar. Dhe ironia është se sot ne flasim për Bashkimin Europian pa e njohur sa duhet kontributin e tij", shprehet gazetari Fundo.
Pamjet nga Ventotene u shoqëruan me dokumente arkivore, letra dhe dëshmi historike, që e vendosin Fundon në kontekstin e duhur, jo si figurë periferike, por si pjesë e elitës intelektuale europiane të kohës. Udhëtimi kulmon me reflektimin se Ventotene nuk është vetëm një ishull italian, por një pikë referimi për të kuptuar se si ide të mëdha mund të lindin edhe në kushtet më ekstreme të izolimit.

SHESHI ME EMRIN E ZAI FUNDOS

Më 31 tetor 2024, Këshilli Bashkiak i Korçës miratoi vendimin që sheshi përpara bashkisë të mbajë emrin e Llazar Zai Fundos. Ky vendim u shoqërua me reagime të gjera nga politika dhe bota intelektuale.
Niko Peleshi, kryetari i Kuvendit, njëherësh drejtues politik i PS-së për Korçën, theksoi se Llazar Fundo ishte një figurë që i bën nder jo vetëm Korçës, por edhe Shqipërisë dhe Europës, duke vënë theksin në bashkëpunimin e tij me figurat kyçe të federalizmit europian.
“Llazar Fundo ka qenë një korçar i shkëlqyer, një figurë fantastike që na bën sot nder 80 vite pasi ai nuk është më në këtë jetë. Ai ka qenë në krah të Altiero Spinellit, një nga themeluesit e Bashkimit Europian. Sot një nga godinat e Komisionit Europian mban emrin e Spinellit pikërisht për shkak të asaj që ai dhe Llazar Fundo ndërtuan bashkë”, tha Peleshi.

SIMPOZIUMI SHKENCOR

Në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë u zhvillua në 16 maj 2025 një simpozium shkencor kushtuar jetës dhe veprës së Llazar Zai Fundos. Akademikët e pranishëm theksuan se figura e tij është komplekse dhe e shumëdimensionale, duke e konsideruar një mendimtar që i parapriu kohës së vet.
Profesorët Gjergji Pendavinji, Irena Nikaj, Jonela Spaho, Suela Dinellari, Eris Rusi, Elona Çeçe, Metin Venxha etj., shpjeguan se roli i Fundos në Manifestin e Ventotenes është i dokumentuar dhe se ky dokument përfaqëson përpjekjen më serioze të kohës për një Europë federale dhe pa luftëra.
“Manifesti i Ventotenes është dokumenti i parë i plotë që shërbeu si bazë për idenë e Bashkimit Europian. Llazar Fundo ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e këtij manifesti, i cili synonte shmangien e luftërave në kontinentin europian përmes një modeli federalist.”

CEREMONIA DHE DËSHMIA FAMILJARE

Në 27 nëntor 2025, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u mbajt ceremonia përkujtimore në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta e Llazar Fundos.
Mbesa e tij, Elisaveta Fundo Poçari, foli për dhimbjen dhe stigmatizimin që familja ka përjetuar për dekada, si dhe për rëndësinë e rivlerësimit të figurës së tij sot.
“Sot ne përkujtuam xhaxhain tonë, Llazar Zai Fundon. Unë nuk e kam njohur kurrë këtë xhaxha, por kam mësuar shumë për të vitet e fundit. Më vjen keq që brezat kanë vuajtur për shkak të asaj që është thënë për të. Zai ishte për një Europë të bashkuar dhe shpresoj që ne të hyjmë sa më parë në Europën e bashkuar".

BUSTI DHE RIKTHIMI NË KUJTESË

Vendosja e bustit të Llazar Zai Fundos në Korçë nuk ishte thjesht një ceremoni përkujtimore. Ishte një akt simbolik me peshë të thellë historike, morale dhe qytetare.
Pas 81 vitesh nga pushkatimi i tij pa gjyq, figura e një intelektuali të shpallur për dekada “armik i popullit” u rikthye zyrtarisht në hapësirën publike, në qytetin ku kishte lindur dhe ishte formuar.
Busti i realizuar nga skulptori Adi Dule nuk përfaqëson vetëm portretin fizik të Fundos, por edhe qëndrimin e tij moral, kokëfortësinë për të mos u përkulur përballë dhunës ideologjike.
Historiani Aurel Plasari shpjegon se vendosja e bustit është një akt i vonuar drejtësie historike, duke theksuar se ekzekutimi i Fundos ishte i urdhëruar drejtpërdrejt nga Enver Hoxha dhe se ai përfaqëson një nga rastet më domethënëse të ndëshkimit të mendimit ndryshe.
“Vendosja e bustit të Llazar Fundos është një borxh historik që më në fund po shlyhet. Ekzekutimi i tij ishte një akt personal i Enver Hoxhës, një ndëshkim ndaj atyre që guxonin të mendonin ndryshe. Ky rast duhet të shërbejë si paralajmërim për çdo kohë.”
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, thekson se ky vendim është marrë pas një procesi institucional dhe reflektimi të gjatë, duke e parë bustin si pjesë të një politike të qëndrueshme të kujtesës historike.
“Ky bust nuk është thjesht një monument. Është një investim në kujtesën e qytetit dhe të brezave të rinj. Zai Fundo meriton të njihet jo vetëm si figurë historike, por si model i guximit intelektual.”
Për familjen, busti përfaqëson mbylljen e një plage të hapur për dekada, ndërsa për qytetin e Korçës, një hap drejt pajtimit me të shkuarën. Pamjet e bustit të zbuluar në qendër të qytetit shoqërohen me reflektimin se kujtesa nuk është vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen. Vendosja e bustit të Llazar Zai Fundos shërben si mesazh se mendimi i lirë, edhe kur ndëshkohet, mbetet një vlerë që shoqëria duhet ta mbrojë.

ZAI FUNDO NË LIBRA DHE HISTORIOGRAFI

Sot, figura e Llazar Zai Fundos është përfshirë në libra, dokumente arkivore dhe studime akademike, duke u konfirmuar si një nga mendimtarët shqiptarë me ndikim europian.
Ai përmendet në librin e Wlliam E. Griffith (1963), në studimet e Uran Butkës, Aurel Plasarit, në antologjinë historike me shkrimet e Ali Këlcyrës, si dhe në romanin “Rikthim në Ventotene” të shkrimtares Laureta Petoshati.

These documentary sources and many others finally remove the figure of Fundo from ideological propaganda and place him in a correct historical and European context.
Llazar Zai Fundo was shot by the communist regime of Enver Hoxha, but he was not defeated, because ideas are not killed, free thought does not disappear. Today Korça does not just commemorate a name, it restores a consciousness.
Zai Fundo, an intellectual who preceded Europe!/CNA

 





09:24 CULTURE

Rotunda or Macellum

Today it is one of the symbolic monuments of the city, kno...

22:47 CULTURE

Tophana's Well

The Tophane Well is a monument dating back to the 16th cen...

Lajmet e fundit nga