Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë u mbajt sot një ceremoni përkujtimore në nder të Llazar Zai Fundos, në 81-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Të afërm, familjarë dhe besimtarë u mblodhën për të kujtuar jetën dhe figurën e tij, ndërsa u ndezën qirinj në shenjë respekti. Gjatë meshës, familja e përkujtoi Llazar Zai Fundon si një njeri me bindje të forta dhe ideale që, sipas tyre, kanë qenë të guximshme për kohën.
Mbesa e tij, Elisaveta Fundo Poçari, ndau emocionet dhe reflektimet e saj për figurën e xhaxhait që nuk e kishte njohur kurrë, por për të cilin është informuar më shumë në vitet e fundit. Ajo shprehu keqardhjen që familja ka jetuar për dekada me stigmatizimet e kohës, ndërsa sot ndihen më pranë kujtimit dhe historisë së tij.

"Sot ne përkujtuam xhaxhain tonë, Llazar Zai Fundon. Llazari ka 81-vjetorin e ndarjes nga jeta. Unë kam 82-vjetorin e lindjes dhe nuk e kam njohur kurrë këtë xhaxha. Më vjen shumë keq se ndoshta dhe unë, siç thonë gjyshet tona, mund të kem hyrë në gjynah, e kuptoni përse, se edhe ne nuk na vinte mirë për ato gjëra që thuheshin. Unë mësova shumë gjëra në këtë kohë për këtë xhaxha që nuk e kam njohur e nuk më ka njohur. Ai ishte me mendime ndoshta të drejta për atë kohë, por për të tjerët mund të ishte gabim. Nuk më vjen mirë që për një xhaxha, për një gjysh, për një stërgjysh, për një dajë, për një vëlla, për një nip apo mbesë, të vuajë brezi i mëposhtëm, nip apo stërnip. Zai ishte për një Europë të bashkuar dhe do Zoti ne hyjmë sa më parë në Europën e bashkuar", u shpreh Elisaveta Fundo Poçari.
Në ceremoninë përkujtimore u theksua se familja ka vuajtur gjatë nga barra morale e ngjarjeve të së kaluarës, ndërsa brezi i sotëm po përpiqet të njohë më thellë rrënjët e veta dhe figurat e familjes.

"Ne për 81 vjet e kemi ndier vdekjen e tij, në shtëpi nuk flitej shumë në atë kohë, por në kohën e demokracisë mësuam më shumë gjëra. Mua më vjen shumë keq. Shkova në varreza, i ndeza një qiri dhe sot më duket sikur ai është varrosur së shpejti e ne po i bëjmë një përkujtimore. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!"
Ceremonia u mbyll me lutje dhe homazhe, ndërsa të pranishmit nënvizuan se kujtimi i Llazar Zai Fundos do të mbetet i gjallë mes familjarëve dhe komunitetit. Llazar Zai Fundo ishte një nga figurat më të veçanta dhe më të debatueshme të historisë shqiptare të fillimshekullit XX.
Ai ishte një nga përfaqësuesit e parë të lëvizjes së majtë shqiptare, i angazhuar fillimisht me idetë komuniste, por më pas u distancua prej tyre duke u shndërruar në një prej kritikëve më të hershëm të stalinizmit.

Ai u përfshi në lëvizjet demokratike dhe revolucionare të kohës, duke u bërë pjesë e debatit ndërkombëtar mbi drejtimet që po merrte komunizmi. Sot, Llazar Fundo konsiderohet një nga zërat më interesantë dhe më kompleksë të historisë politike shqiptare, ndërsa vlerësimi për të vazhdon të rritet me rindërtimin e kujtesës historike të viteve të shkuara.
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale po zhvil...
Fortlumturia e Tij Joani ka shpjeguar kuptimin e Shërbesës...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 10 dhjetor në or...
Fortlumturia e Tij Joani në një intervistë për median ...
Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me bazë...
Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, Kryepiskopi Joa...
Prokuroria e Breshias dhe SPAK-u kanë kryer një operacion ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar nd...
Dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur qindra hektar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Ar...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë so...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipëri...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e af...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmtimin e skarpatës në hyr...
Avokatja Adriana Kalaja është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Studiuesi i teologjisë, Kaon Serjani i ftuar në Top Channe...
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi sot lidhur me propozimin...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...