Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “5D”/ Zbulohet arsyeja
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 10 dhjetor në or...

Fortlumturia e Tij Joani ka shpjeguar kuptimin e Shërbesës së Dhoksologjisë së Flamurit, që zhvillohet më 28 nëntor në të gjitha Kishat Orthodhokse, duke theksuar lidhjen mes dashurisë për Perëndinë dhe për vendin.
Në një intervistë për median “Ngjallja”, Kryepiskopi Joan u shpreh se Dhoksologjia është një shprehje mirënjohjeje ndaj Zotit, i cili na ka dhënë një vend të pasur me natyrë, burime dhe histori, dhe njëkohësisht është një mësim për përgjegjësinë që ka çdo qytetar për lulëzimin dhe begatinë e atdheut.
Kryepiskopi Joan theksoi se dashuria për vendin nuk është thjesht ndjenjë, por shprehet përmes veprave konkrete për të ndihmuar zhvillimin e tij dhe për të ruajtur vlerat.
“Është e pamundur të duash Zotin dhe të mos duash atdheun tënd,” tha Fortlumturia, duke shtuar se kujdestaria ndaj vendit ku jetojmë është pjesë e dashurisë së përgjithshme që kemi për njerëzit dhe për Perëndinë.
Ai gjithashtu nënvizoi se retorikat nacionaliste që nuk shoqërohen me dashuri të vërtetë për njerëzit mund të jenë të dëmshme, ndërsa patriotizmi i vërtetë shprehet përmes përkushtimit dhe veprave konkrete për vendin.
Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit është një mjet edukimi atdhetar dhe një thirrje për çdo qytetar që të veprojë për të mirën e vendit të tij, duke bashkuar dashurinë për Perëndinë me dashurinë për komunitetin dhe kombin.
“Në të gjitha Kishat Orthodhokse të botës ka një ditë në të cilën ata bëjnë Dhoksologji, dhe nga fjala ju e dini që Dhoksologji do të thotë lavdërim i Perëndisë. Qëllimi që bëhet është së pari një mirënjohje ndaj Perëndisë, pasi Perëndia na ka dhënë një vend shumë të bukur, një vend që ka gjithçka; ka male, ka fusha, pyje, lumenj e kodra, dete dhe liqene, pra, ka gjithçka. Për këtë duhet të jemi mirënjohës dhe ta falënderojmë Perëndinë.
Por nuk mjafton vetëm me kaq. Në kuptimin Orthodhoks, siç e përmenda edhe pak më parë që i Zotit është dheu, edhe ne jemi kujdestarë të një pjese të dheut. Gjë që do të thotë se një atdhetar i vërtetë është ai njeri që përpiqet ta lulëzojë këtë vend; dhe ta lulëzosh një vend, fillimisht duhet ta duash, të duash njerëzit dhe padyshim që duhet të duash Zotin.
U tregoj shpeshherë njerëzve një episod nga Ungjilli dhe e ritregoj vazhdimisht, sepse është shumë i rëndësishëm. Përpara se Zoti t’i jepte Shën Pjetrit një detyrë shumë të rëndësishme që të kulloste grigjën e Tij, të kujdesej për delet e tij, si metaforë për grigjën e krishterë dhe për grigjën e gjithë njerëzve, i bën një pyetje tri herë dhe i thotë: 'Simon, biri i Jonait, a më do mua më shumë sesa këta të tjerët?' Dhe pasi Pjetri i përgjigjet: 'Po, o Zot, të dua'. Atëherë i thotë: 'Kulloti delet e mia'.
Gjë që do të thotë se, që t'i duash njerëzit, duhet të duash Zotin dhe të duash Zotin do të thotë të duash të gjitha vlerat që vijnë nga mësimi i Zotit.
Sot përballemi me diçka: njerëzit i kanë braktisur vlerat, ato vlera tradicionale që kanë qenë ndër shekuj, që kanë formuar qytetërime dhe i kanë mbajtur njerëzit, njerëz. Duke përmbysur këto vlera, dashuria në shpirt pakësohet, sepse nëse nuk do të duam Zotin, padyshim do të kemi vështirësi për t'i dashur njerëzit e tjerë. As familjen nuk e begaton, nëse nuk i do njerëzit.
Shpeshherë, për fatin tonë të keq, njerëz që kanë përgjegjësi për vendin, nuk e kanë këtë dashuri dhe më e rrezikshmja është kur kjo maskohet me parulla nacionaliste. Ai njeri që nuk do njerëzit e tij, nuk mund të jetë atdhetar dhe patriot! Një njeri që nuk do vendin e tij, që nuk përpiqet me gjithë shpirt ta begatojë, si mund të jetë patriot?! Ajo nuk mund të mbulohet me retorika, duke sharë njerëzit e tjerë dhe kombet e tjera. Prandaj, në këto ditë u kujtojmë besimtarëve këto dy gjëra:
E para, të jemi mirënjohës ndaj Perëndisë dhe e dyta, ta duam vendin si një përgjegjësi ndaj Zotit. Nëse do të jemi kujdestarë të mirë, padyshim do të bëjmë diçka; por që të përpiqesh për të bërë diçka, duhet të duash dikë. Një njeri që do Zotin, do t’i dojë dhe njerëzit. Është e pamundur të duash Zotin dhe të mos duash atdheun tënd dhe vendin ku ti jeton, ku je lindur dhe je rritur, ku kanë jetuar prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit.
Është e pamundur ajo gjë! Një njeri që e do Zotin me gjithë shpirt, do t'i dojë edhe ata. Kjo Dhoksologji shërben dhe si një pjesë e edukimit atdhetar që njerëzit ta duan vendin e tyre dhe të ndiejnë përgjegjësi për të, sepse dashuria e vërtetë nuk është thjesht ndjenjë, por dashuria e vërtetë shoqërohet me vepra.
Një prind për fëmijën nuk mjaftohet vetëm thjesht duke thënë 'e dua fëmijën', por përpiqet ta ndihmojë, bën vepra. Veprat janë ato që flasin. Nëse veprat tona nuk tregojnë atdhedashurinë, ajo mund të jetë një hipokrizi. Prandaj është shumë e rëndësishme për ne që ta duam vendin tonë, si pjesë e dashurisë së përgjithshme të dashurisë së Perëndisë”, tha Kryepiskopi Joan./ CNA
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 10 dhjetor në or...
Fortlumturia e Tij Joani në një intervistë për median ...
Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me bazë...
Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, Kryepiskopi Joa...
Prokuroria e Breshias dhe SPAK-u kanë kryer një operacion ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar nd...
Dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur qindra hektar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Ar...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë so...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipëri...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e af...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmtimin e skarpatës në hyr...
Avokatja Adriana Kalaja është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Studiuesi i teologjisë, Kaon Serjani i ftuar në Top Channe...
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi sot lidhur me propozimin...
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...
Avokati i kreut të PL, Kujtim Cakrani ka folur për kërkesë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...