52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Fortlumturia e Tij Joani në një intervistë për median "Ngjallja", në kuadër të festave të nëntorit ka shpjeguar dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit, duke theksuar se dashuria për vendin nuk duhet të kthehet në urrejtje ndaj të tjerëve.
Kryepiskopi Joan thekson se patrioti është ai që e do vendin e tij dhe përpiqet ta zhvillojë e ta lulëzojë, pa pasur nevojë të përbuzë kombe të tjera. Ndërsa nacionalisti, shpesh e kupton këtë dashuri për vendin si superioritet mbi të tjerët, duke u bazuar në egoizëm dhe përbuzje, çka mund të bëhet e rrezikshme.
Për të ilustruar këtë, Kryepiskopi Joan përmendi edhe shembullin e nazistëve, që nën shenjën e nacionalizmit ushtruan urrejtje që u shfaq brenda dhe jashtë kombit të tyre.
Fortlumturia e Tij u shpreh se patriotizmi i vërtetë nuk përjashton dashurinë për gjithë njerëzimin, dhe e sheh detyrë të çdo qytetari që ta duan dhe të përparojnë vendin e tyre, duke kontribuar në begatinë dhe zhvillimin e tij.
Ai gjithashtu rikujtoi figurat e Rilindjes, të cilët, sipas tij, ishin shembuj të patriotizmit të vërtetë, të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Mesazhi kryesor i Kryepsikopit Joan është që dashuria për vendin është detyrë para Zotit, kombit dhe atdheut, por duhet të shoqërohet gjithmonë me respekt dhe dashuri për të gjithë njerëzimin.
"Kjo është një temë pak më e komplikuar, por varet dhe se çfarë kuptojnë njerëzit me fjalën patriot dhe çfarë kuptojnë më fjalën nacionalist. Në kuptimin e përgjithshëm, pak a shumë mund të thuhet në këtë formë: patriot është ai që e do vendin e tij dhe përqendrohet pikërisht në dashurinë për vendin dhe lulëzimin e atij vendi, ndërsa nacionalist e ka marë kuptimin si kundërvënie ndaj kombeve të tjera, qofshin kombe fqinje apo kombe më larg.
Lartësimi i kombit tënd dhe shtypja e përbuzja e kombeve të tjera mund të bëhet diçka e rrezikshme, sepse, nëse do të ndizet urrejtja në shpirt, po ata njerëz që ndoshta mendojnë se po urrejnë vetëm ata të tjerët, po ata urrejnë edhe njerëzit e kombit të tyre. Nazistët ishin nacionalistë. Madje partia e tyre quhej nacional-socialiste.
Pa dyshim që ata kishin urrejtje për shumë kombe të tjera, por ajo urrejtje u shfaq në kombin e tyre dhe miliona gjermanë u persekutuan dhe u vranë, u torturuan nga të gjithë, sepse në zemrën e njeriut nuk mund të ndodhë njëkohësisht edhe dashuria edhe urrejtja.
Nëse kemi dashuri për vendin tonë, padyshim që nuk është nevoja të urrejmë të tjerët. Ai që e do vendin e tij e lulëzon atë. Urrejtja për të tjerët do të fillojë dhe të përhapet edhe në vendin tënd dhe ndaj njerëzve të tjerë. Nacionalizmi mbështetet në një egoizëm.
Dikush thotë: Gjermania mbi të gjitha, dikush thotë i pari vendi ynë dhe forma të ndryshme si këto, por kjo mbështetet vetëm në egoizëm. Atdhedashuria e vërtetë nuk përjashton nga dashuria të gjithë njerëzimin. Patrioti përpiqet ta vlerësojë vendin e tij, ta ndihmojë të zhvillohet e të begatojë. Nacionalisti - varet nga termat, sepse në shqip nuk e jep të plotë këtë gjë, në shqip shpeshherë fjala 'nacionalizëm' ka pasur kuptimin e një patriotizmi.
Nacionalistët e Rilindjes nuk ishin nacionalistë vetëm për t'iu kundërvënë të tjerëve, por ishin patriotë dhe ndoshta termi më i mirë për ta është të quhen patriotë, njerëz që e donin vendin e tyre dhe nuk u kursyen për asgjë; shpenzuan pasuritë dhe gjithçka që kishin, qoftë materiale dhe qoftë shpirtërore, për t’i dhënë pavarësi vendit dhe për ta lulëzuar atë. Sot, detyra jonë është pikërisht për të vazhduar në këtë linjë: Ta duam vendin tonë! Nëse ne e lulëzojmë vendin tonë, padyshim që e kemi kryer detyrën para Zotit, para kombit dhe para atdheut", u shpreh Kryepiskopi Joan./ CNA
Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me bazë...
Teksa jemi në prag të festave të nëntorit, Kryepiskopi Joa...
Prokuroria e Breshias dhe SPAK-u kanë kryer një operacion ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar nd...
Dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur qindra hektar...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Ar...
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë so...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Skënderbe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar l...
Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipëri...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e en...
Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e af...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëmtimin e skarpatës në hyr...
Avokatja Adriana Kalaja është shprehur mbrëmjen e sotme se...
Studiuesi i teologjisë, Kaon Serjani i ftuar në Top Channe...
Ish-prokurori Eugen Beçi komentoi sot lidhur me propozimin...
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...
Avokati i kreut të PL, Kujtim Cakrani ka folur për kërkesë...
Në Bashkinë e Pogradecit vijon puna në terren për evidenti...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot shqetësimin e sjelljës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...