web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kisha e Shën Sotirit në Thanë të Lushnjës nën vëmendjen e specialistëve të trashëgimisë kulturore

2026-01-16 16:03:00, Kulturë CNA

Kisha e Shën Sotirit në Thanë të Lushnjës nën

Kishës së Shën Sotirit, që ndodhet në fshatin Thanë, në Bashkinë Lushnjë është inspektuar së fundmi në terren nga Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

Ky monument mesjetar ka mbërritur deri në ditët tona në gjendje rrënoje, si pasojë e dëmtimeve të grumbulluara gjatë shekujve, dhe u dokumentua me kujdes, duke evidentuar gjendjen aktuale dhe mbetjet arkitekturore që kanë mbetur.

Kisha e Shën Sotirit në Thanë të Lushnjës nën

Gjatë inspektimit, u realizua një dokumentim i detajuar, me qëllim krijimin e një baze të saktë të të dhënave mbi strukturën, tipologjinë ndërtimore dhe elementët e ruajtur të kishës. Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për njohjen dhe mbrojtjen e mëtejshme të këtij objekti me vlera historike dhe kulturore.

Kisha e Shën Sotirit në Thanë të Lushnjës nën

Procesi do të vijojë me hulumtime të mëtejshme shkencore, që synojnë identifikimin e fazave të ndërtimit dhe përgatitjen e një projekti studimor të plotë. Synimi final është vlerësimi dhe promovimi i kësaj trashëgimie të çmuar, si pjesë e identitetit kulturor dhe historik të zonës./CNA 

 

 





09:24 CULTURE

Rotunda or Macellum

Today it is one of the symbolic monuments of the city, kno...

22:47 CULTURE

Tophana's Well

The Tophane Well is a monument dating back to the 16th cen...

Lajmet e fundit nga