web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë/ Shpallen fituesit për 3 kategori

2026-01-09 13:26:00, Kulturë CNA

Ceremonia e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë/ Shpallen

Këtë të enjte u mbajt ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024.

Këtë vit juria u kryesua nga Besnik Mustafaj, dhe me anëtarë  Dhurata Shehrin, Elsa Skënderi Rakipllarin,  Maklena Nikën dhe Fatmira Nikollin.

Juria shpalli fituesit e çmimeve në sa kategori:

Çmimi i madh i letërsisë, iu dha Enit Karafilit për romanin “Epope intime”, me motivacionin ër një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut.

Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollakut për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, me motivacionin për përkthimin mjeshtëror të një vepre madhore referenciale në historinë botërore të mendimit, të realizuar me përpikëri dhe saktësi të lartë terminologjike, duke ruajtur strukturën e arsyetimit, ritmin argumentues dhe forcën bindëse të ligjërimit. Një kontribut i vyer dhe i qëndrueshëm në pasurimin e korpusit dhe të diskursit filozofik në gjuhën shqipe.

Çmimi i madh i studimeve iu dhaAnila Mullahit (Elezi), për veprën “Krijimi letrar në proces”, për realizimin e studimit të parë gjenetik mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit. Ky studim vendos një gur themeli me rëndësi të veçantë në përvijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë së kritikës gjenetike në studimet letrare shqipe./CNA





09:24 CULTURE

Rotunda or Macellum

Today it is one of the symbolic monuments of the city, kno...

22:47 CULTURE

Tophana's Well

The Tophane Well is a monument dating back to the 16th cen...

Lajmet e fundit nga