Venetians' dilemma: To save the lagoon or the city?
The World Climate Council predicts that by the end of this...

Gjithnjë e më shumë ndriçohet figura e shtetarit të madh shqiptar, Ahmet Zogu. Studiuesi Tanush Frashëri ka sjellë fakte të reja në veprën e tij “Relatat Italo-Shqiptare 1910-1939”, e cila, për nga pasuria arkivore që sjell dhe nga analizat e vlerësimet që bën, me siguri që hyn në veprat unike si për temën edhe për kohën së cilës i adresohet.
Duke evokuar këto vlera e kontribute, vetë tema që ka zgjedhur zotni Frashëri për të hulumtuar, na risjell një vlerësim gjeopolitik të gjithëpranueshëm: interesi i Shqipërisë për Italinë dhe ndërsjelltë, ai i Italisë për Shqipërinë, të cilët kanë qenë, janë dhe do të mbeten të nivelit strategjik.
Italia, në dallim nga fuqitë e tjera të mëdha e të mesme të interesuara për Shqipërinë, ëshë e vetmja fuqi fqinjë e drejtëpërdrejtë gjeografike e saj. Në këtë kuadër, autori na sjell një referencë domethënëse nga Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë i fillimshekullit të 20-të, Tommaso Tittoni: “Vlera e vërtetë e Shqipërisë qëndron në portet dhe bregdetin e saj. Zotërimi i tyre qoftë nga Italia, qoftë nga Austro-Hungaria do të thotë epërsi në Adriatik. Këtë Italia nuk do t’ia lejonte kurrë Austro-Hungarisë, ashtu si e kundërta, Austro-Hungaria nuk do t’ia lejonte kurrë Italisë”.

Gjeografia e ka lidhur Shqipërinë me Italinë me një interes strategjik sigurie. Dhe burrështetasit e vërtetë shqiptarë të çdo kohe nuk mund të mos e konsideronin me vëmendje këtë interes.
Në këtë kuadër, raportet e Mbretërisë Shqiptare me Italinë përbëjnë një kapitull sa të ngjeshur, aq edhe intrigues, për të cilat, autori na ndriçon pa anësi, përmes dokumenteve autentike.

Autori ka formuluar një konkluzion fondamental kur vlerëson “Përpjekjet e Mbretit Zog që Shqipëria të shkëputej nga përqafimi mbytës i Italisë”. Pra, ka veçuar kështu partneritetin e barabartë italo-shqiptar tek i cili duhet të bazohen marrëdhëniet midis dy vendeve, nga synimi poshtërues i fashizmit.
Për këtë, ai sjell plot të dhëna arkivore dhe gjykime për çështje kapitale të marrëdhënieve midis dy vendeve. Kështu, për shembull, përtëritja në vitin 1930 e Paktit të Miqësisë dhe të Sgurimit të vitit 1926. Pala Italiane e kishte menduar të lehtë këtë përtëritje ngase paragjykonte Mbretin Zog si shtetar që “lëshon pé pas një presioni italian kundër vullnetit të tij ose interesave të veta”. Brenda këtij paragjykimi, pala taliane kishte menduar se kërcënimi financiar mund të përdorej si presion që të pranohej përtëritja e Paktit dhe se “politika e shtrëngimit të vidave, ndërprerja e ndihmës, dmth pezullimi i derdhjes së këstit të huasë...do të ishte leva e Arkimedit që do ta thyente Mbretin”.
Mbreti Zog pati edhe presione të tjera nga të vetët por, sikurse ka hulumtuar autori, “këto lajme nuk arritën ta tundnin nga qëndrimi i tij i pakthyeshëm”, përkatësisht nga pranimi vetëm i ndryshimeve që e trajtonin Shqipërinë të barabartë në identitet me Italinë, jo vasale të saj.
Autori sjell material të bollshëm arkivor që vërteton se pala italiane ushtroi presion të fortë për bashkim doganor, të cilin Roma përpiqej ta bënte dinakërisht dhe ta paraqiste si nismë të Shqipërisë. Sigurisht që Shqipëria gjithnjë ka patur e do të ketë nevojë për një qarkullim të dëndur mallrash me Italinë. Por evidentohet qartazi se vetë Mbreti këmbëngulte që “qeveria shqiptare dëshiron që ujdia e re të jetë e tillë që të ketë disa rrugëdalje për prodhimet e vendit” dhe se vetëm mbi këto kushte “nuk përjashtohet mundësia e formës së bashkimit doganor”.
Për vetë orintimin e tij gjithëperëndimor, por edhe i ndodhur përpara një presioni të tillë, Ahmet Zogu thirri ekspertizën më të mirë juridike, ekonomike, ushtarake dhe diplomatike të shteteve perëndimore. Statuti Themeltar, Kodi Civil, Kodi Tregtar, Kodi Penal, Kodi i Procedurës Civile etj, të hartuara nën këtë ekspertizë, shënuan shkëputjen e plotë nga legjislacioni i periudhës osmane dhe e orientuan zhvillimin e Shqipërisë për nga potencialet e veta shtet-ndërtuese.
Në libër gjejmë afirmimin e bollshëm të konceptit të Mbretit Zog për organizimin, përhapjen, arsimimin dhe stërvitjen e ushtrisë. Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj fizionomisë kombëtare të ushtrisë dhe xhandarmërisë.
Nuk mohohet që ushtria kombëtare shqiptare e Mbretërisë gëzoi një mbështetje te Italia për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë. Por Mbreti krijoi një kuadër institucional që koncepti i sigurisë dhe mbrojtjes të bazohej në ekspertizën më të mirë nga çdo vend perëndimor. Në ilustrim të këtij koncepti, autori na sjell të dhëna se Mbretëria kishte kërkuar nga qeveria angleze oficerë të lartë të shtatmadhorisë. Po kështu, u sigurua ekspertizë lidershipi nga Austria, ku spikat përzgjedhja e gjeneral Gustav Mirdaç, në pozicionin më të lartë ushtarak të Shefit këshilltar të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare.
Autori ka hulumtuar dokumente të bollshme autentike që lidhen edhe me pushtimin fashist të Shqipërisë. Në këtë kuadër, ai sjell një detaj mjaft interesant, ku referohet se ambasadori italian në Berlin i kishte deklaruar Gjermanisë se Italia “e konsideronte Shqipërinë një problem të familjes, ashtu si Gjermania e sheh Austrinë dhe Çekosllovakinë”. Nga ky libër hulumtues, mësojmë se, në vijim të kësaj deklarate, Tirana ngarkoi përfaqësuesin e akredituar në Berlin, diplomatin e shquar Rauf Fico të hetonte se sa dëm do t’i sillte vendit tonë afrimi italo-gjerman.

Gjithnjë në këtë kuadër, autori vërteton me dokumente se Mbreti Zog po kërkonte alternativa të reja për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Atëherë, Musolini përzgjodhi një politikë afrimi me Shqipërinë përmes ndihmave financiare dhe ekspertizës këshillimore, sidomos në ushtri.
Sikurse afirmohet nga gjetjet e autorit, Italia i shfrytëzoi këto për të realizuar “një depërtim gjithnjë e më shumë të vrullshëm dhe të dobishëm”, sigurisht nga këndshikimi i interesave italiane për të përgatitur pushtimin fashist. Edhe në këtë pikë kritike, autori vlerëson se “Nga mesi i muajit shkurt 1939, relatat shiptaro-italiane morën një kthesë përkeqësimi të mëtejshëm kur mbreti i shqiptarëve nisi të luajë me karta të hapura”.
Autori vërteton me dokumente autentike se, përpjekjet e Mbretit Zog për të denoncuar veprimtarinë subversive italiane, pala italiane kërkoi t’i asfiksojë përmes përpjekjeve të saj “për të eleminuar Mbretin Zog”, si pengesë kryesore ndaj planeve pushtuese.
Libri hedh dritë të re mbi zgjidhjet më të arsyeshme që konceptoi dhe realizoi Mbreti shqiptar për qëndresën ushtarake, për vijimësinë shtetërore dhe për qëndresën e mëtejshme diplomatike.
Libri i zotni Tanush Frashëri, do të përbëjë një burim të ri referimi për rishkrimin objektiv të historisë, gjë që akoma i mungon Shqipërisë./ CNA
The World Climate Council predicts that by the end of this...
January 22 is the celebration of Saint Anastas the Persian...
When my nephew asked me at what age I experienced the ...
After the extraordinary success of Gladiator 1 with th...
For the Orthodox, the tradition of celebrating the name is...
Today marks 556 years since the death of the national hero...
4 years ago the legendary actor Xhevdet Ferri died. He pa...
Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864 në B...
The Albanian painter Bashkim Ahmeti divides his life betwe...
When I was little, I remember that Korça was covere...
The Grand Master, Zyliha Miloti, has her birthday toda...
The mountain partridge is one of the birds that lives in t...
A new tourist record has been registered during 2023 in Al...
The big night of the "Golden Globes" awards was held last ...
Aleksandër Prosi, popularly known as Sandër Prosi, was...
Fan.S.Noli was born on January 6, 1882 and died on Mar...
January 6, the Day of the Blessed Water was celebrated in ...
A bitter news comes from Korça. The painter Krisanthi ...
Nobel Prize in Physics 2023 The Nobel Prize in Physics ...
The year 2023 was "golden" as far as tourism is concerned....
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...