LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

160 vite nga lindja e Heroit të Popullit, Isa Boletini

2024-01-15 09:52:00, Kulturë CNA
160 vite nga lindja e Heroit të Popullit, Isa Boletini
Isa Boletini

Isa bej Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864  në Boletin të Mitrovicës dhe vdiq 23 janar të vitit 1916 në Podgoricë.

U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.

Gjatë kohës së tij në Stamboll, katër nga fëmijët dhe nipat e tij u regjistruan në A?iret Mektebi (shkolla e fiseve), Tafil Boletini vijoi duke ndjekur shkollën Harbiye (Akademinë Ushtarake).

Në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës kundër forcave osmane.

Ndihmoi në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe synimeve grabitqare të Serbisë dhe Malit të Zi.

Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë.

Në vitin 1908 përkrahu revolucionin xhonturk, por iu kundërvu politikës antishqiptare të Xhonturqve.

U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundërosmane të viteve 1908-1912.

Udhëhoqi disa kryengritje kundërosmane në Drenicë-Mitrovicë, Shtime-Carralevë, Podujevë-Prishtinë etj.

Në ditët e shpalljes së Pavarësisë u vu në krye të përfaqësuesve të Kosovës, si dhe u ndodh në krah të Ismail Qemalit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Në vitin 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.

Më vonë kaloi sërish në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.

Duke kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet si udhëheqës popullor.

Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë./ CNA

Lajmet e fundit nga