LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi/ Trafikonte vajza dhe i shfrytëzonte seksualisht, mes të arrestuarve 1 shqiptar

2023-12-06 12:42:00, Kronika CNA
Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi/ Trafikonte vajza dhe i
Foto nga aksioni i policisë

Një hetim i udhëhequr nga policia greke, i mbështetur nga Europol, ka çuar në çmontimin e një rrjeti kriminal në shtetin helen të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore (vajza) për shfrytëzim seksual. 

Operacioni përfshinte Spanjën dhe SHBA dhe arriti të shkatërronte grupin kriminal, i cili ishte aktiv që nga viti 2014, duke arrestuar 10 persona. 

Gjashtë prej të arrestuarve akuzohen për trafikim qeniesh njerëzore, nga të cilët pesë janë shtetas grekë dhe një shtetas venezuelian. 

Katër të dyshuarit e tjerë të arrestuar kanë punuar në disa apartamente në Athinë ku abuzohej me viktimat. Kreu i grupit kriminal akuzohet për trafikim qeniesh njerëzore dhe pastrim parash.

Tre anëtarë të tjerë të organizatës kriminale (2 shtetas grekë dhe 1 shtetas shqiptar) janë në arrati pasi akuzohen edhe për trafikim qeniesh njerëzore. Dyshohet se persona ndodhen brenda territorit grek. 

Gjatë aksioneve operative, autoritetet greke mbrojtën dhjetë viktima të shfrytëzimit seksual në Athinë. Shtatë nga viktimat ishin shtetas të Venezuelës.

Nga hetimet rezultoi se anëtarët e rrjetit kriminal rekrutuan viktimat në vendet e tyre dhe i transferuan në Greqi./CNA

 

 

Lajmet e fundit nga