LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të akuzuar për trafik droge/ Ekstradohen nga Gjermania dhe Spanja dy persona

2023-12-04 15:51:00, Kronika CNA
Të akuzuar për trafik droge/ Ekstradohen nga Gjermania dhe Spanja dy
Foto ilustruese

Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë bërë të mundur esktradimin e shtetasve A.S dhe GJ.Z.

Është ekstraduar nga Frankfurti, shtetasi i lindur në Palestinë A. S., 33 vjeç. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi A. S. akuzohet se është organizator i një grupi kriminal, i cili nga viti 2020, ka kryer disa raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, kundrejt 4500-5000 eurove/person, për kalim të kundërligjshëm në shtetet e BE-së, përmes rrugëve detare dhe atyre tokësore;

Është ekstraduar nga Barcelona, shtetasi Gj. Z., 31 vjeç, lindur në Sukth. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Gj. Z. akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që mbante, transportonte, shiste dhe trafikonte lëndë narkotike./ CNA

Lajmet e fundit nga