LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me alarm të kuq nga Interpoli/ Arrestohet bosi i një bande britanike në Turqi

2023-12-06 12:40:00, Kronika CNA

Me alarm të kuq nga Interpoli/ Arrestohet bosi i një bande britanike

Turqia ka arrestuar këtë të mërkurë liderin e një bande britanike të përfshirë në kontrabandën e drogës dhe tregtinë e paligjshme të armëve.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Ai tha se Shaun Monaghan, kreu i bandës që vepron në Anglinë verilindore, ishte me alarm të kuq nga Interpoli.

Monaghan mbërriti në Turqi në tetor dhe prej rreth dy muajsh jetoi në lagjen Fatih të Stambollit.

Ai qëndronte në një hotel, ku edhe u kap nga autoritetet.

Banda e Monaghan ishte e përfshirë në shpërndarjen e kokainës dhe heroinës, si dhe në grabitje të armatosura.

Ministri Yerlikaya ka publikuar në rrjetet sociale videon, ku shihet se si efektivët hyjnë në dhomën e hotelit dhe prangosin të shumëkërkuarin./ CNA

Lajmet e fundit nga