web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ Nis procedim penal për deputetin e PD-së

2026-03-23 11:40:00, Kronika CNA

Protesta e opozitës/ Nis procedim penal për deputetin e PD-së

Protesta e opozitës është pasuar edhe me arrestime të shumta, vënie nën hetim dhe procedime penale.

Siç njoftohet nga Policia e Tiranës, ka nisur procedim penal edhe ndaj deputeti të Partisë Demokratike, më konkretisht për Klevis Balliun.

Procedimi ndaj Balliut nisi për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Klevis Balliu, deputet, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shtyrja e të miturit më krim”.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftim./CNA

 





Lajmet e fundit nga