web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 mijë euro/ Nën hetim 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë

2026-03-20 14:39:00, Kronika CNA

Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 mijë euro/ Nën hetim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C,  i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMË” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

Katër automjetet me vlerë rreth 200 mijë euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon./ CNA





Lajmet e fundit nga