The Impact of Inflation on the New York Food Industry
Inflation has hit its highest level in 40 years in the...

The war in Ukraine, which started six months ago, has also greatly changed Germany's attitude. German attitudes have changed in many aspects, in security, politics and economy.
Ndonjëherë ndryshimet e mëdha mund të shihen në gjërat e vogla. Për shembull, një klip 30 sekonda në YouTube, videoja e parë promovuese e Bundeswehrit në pesë vjet, u publikua në fillim të gushtit. Në 17 sekondat e para sheh ushtarë me uniformë në situata të përditshme: duke luajtur me fëmijët e tyre, duke blerë një gazetë në kioskë, duke ecur nëpër qytet. Vetëm në 13 sekondat e fundit theksohet roli i ushtarit në stilin top-gun me imazhe të avionëve luftarakë në manovra fluturimi të rrezikshëm, anije luftarake në det të hapur, ushtarë që dalin nga helikopterët – nën moton: “Ne mbrojmë Gjermaninë”.
Dy luftëra botërore dhe dy diktatura në shekullin e 20-të shkaktuan një mosbesim të thellë ndaj gjithçkaje ushtarake në Gjermani. Uniformat nuk kanë qenë pjesë e skenës në rrugë. Fakti që ushtarët me uniformë portretizohen si një fenomen krejtësisht normal mund të lexohet si një shenjë e një ndryshimi tektonik: si rezultat i luftës në Ukrainë, Gjermania bën paqen e saj me ushtrinë – dhe po përgatitet për konflikte të mundshme.
“Pika kthese” dhe premtime të mëdha
Kancelari Olaf Scholz përgatiti terrenin për ndryshime dhe atë vetëm tre ditë pas agresionit rus në Ukrainë. Më 27 shkurt ai mbajti një fjalim që mund të quhet si “pikë kthese”, kur konstatoi: Bundeswehri (ushtrira gjermane), i cili është lënë pas dore për dekada të tëra, duhet të vihet sërish në qendër të vëmendjes. Ai kërkoi krijimin e një fondi prej 100 miliardë eurosh për armatimin dhe përgatitjen më të mirë të ushtrisë gjermane. Ajo që kërkohej në NATO prej vitit 2014 – si reagim ndaj aneksimit rus të Krimesë – që të ndahen të paktën dy përqind të Prodhimit Kombëtar Bruto për nevojat e mbrojtjes, do të realizohet në të ardhmen. E kjo e bëri buxhetin e armatimit të Gjermanisë më të madhin në Evropë. Kancelari premtoi se do të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.
Gjashtë muaj më vonë, eksperti amerikan Josef Braml deklaroi për Deutsche Wellen: “Fjala ‘Kthesë’ tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit. Dhe qeveria gjermane vërtet e bëri këtë. Ajo që u ka pëlqyer veçanërisht amerikanëve është se Gjermania po investon një pjesë të madhe të shumës në Lockheed Martin dhe blen avionë luftarakë F35. Kjo është zgjidhje shumë e shtrenjtë. Në këtë mënyrë ne do të jemi të fiksuar dhe të varur për dekada nga teknologjia amerikane.”
Lopët e shenjta në thertoren e politikës reale
Qeveria e re gjermane mori detyrën në dhjetor, nën moton ambicioze “shkojmë përpara me guxim”. Por lufta dhe krizat i kanë detyruar politikanët e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së të sakrifikojnë një tufë të tërë lopësh të shenjta politike nga tempujt e selisë së partisë dhe të futen në thertoren e politikës reale.
Ishte pikërisht Robert Habecku, ministri i partisë ekologjiste për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, që u detyrua të kërkojë rifillimin nga puna të termocentraleve të mbyllura me qymyr, për shkak të furnizimeve të kufizuara me energji nga Rusia. Një thyerje e tabuve të ekologjistëve për shkak të emetimeve të larta të CO2.
Zëvendëskancelari ekologjist do të detyrohet ndoshta të zgjasë edhe kohën e funksionimit të termocentraleve bërthamore. Tre reaktorët e fundit duhet të fiken sipas planeve të mëparshme në fund të vitit si pjesë e largimit të Gjermanisë nga fuqia bërthamore, që është një çështje shumë e rëndësishme për të Gjelbërit.
Politika e paqes me forcë ushtarake
Edhe SPD po bën gjëra që disa muaj më parë nuk kanë mundur as të paramendohen. Në një fjalim në fund të qershorit, Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i SPD-së, jo vetëm që formuloi një pretendim për udhëheqje të Gjermanisë në Evropë. Por ai e pranoi hapur: “Për mua, politika e paqes do të thotë gjithashtu të shoh forcën ushtarake si një mjet politik legjitim”. Gjëra të vështira për një parti ADN-ja e së cilës tradicionalisht ka shkuar drejt çarmatimit.
Papritmas tani në Gjermani janë të pranueshme edhe dërgesat e armëve në zonat e krizës, që më parë ka qenë kundër doktrinës gjermane. Të Gjelbrit, në veçanti, dënonin ashpër eksportet e armëve, për shembull në Arabinë Saudite. Tani ata po kërkojnë që edhe armët e rënda t’i dërgohen Ukrainës – sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe SPD ka ndryshuar në këtë drejtim, ndonëse krahu i majtë në këtë parti edhe më tej po përpiqet të frenojë dërgimin e armëve të rënda.
Shkencëtari politik Volker Kronenberg nga Boni thotë se, duke pasur parasysh pikën e kthesës historike, aritmetika e zakonshme politike nuk është më në fuqi. “Kjo tronditje ka krijuar një vrull, ku ka shumë hapësirë ??për formësimin e politikës. Kohë të tilla krize janë ora e ekzekutivit” thotë Kronenberg për DW.
Shikimi nga jashtë
Jashtë vendit, njerëzit ndonjëherë fërkojnë sytë me habi. Nga mesi i gushtit, revista britanike e lajmeve “Economist” foli për një “Gjermani të Re”, në faqen e saj të parë. Teksti ishte ilustruar me një shqiponjë të fuqishme federale që dilte nga veza e saj. Lufta e Ukrainës tronditi një Gjermani të vetëkënaqur dhe të vetëpëlqyer, shkruajnë autorët e Economist. Ata shpresojnë për një “Gjermani më të fortë, më të guximshme dhe më të vendosur që do të marrë timonin drejt një Evrope më të bashkuar”.
Sipas politologut Kronenberg, ka pritshmëri dhe perspektiva të ndryshme jashtë vendit. “Në SHBA ose Francë, ajo që është arritur vërehet me dashamirësi. Dikush e sheh pozitivisht se Republika Federale po përfshihet në politikën reale dhe më në fund po i lë pas rezervat shumë delikate kur bëhet fjalë për nevojat e politikës së mbrojtjes dhe të sigurisë”. Por Kronenberg thekson gjithashtu “se njerëzit në Evropën Qendrore dhe Lindore do të donin të shihnin edhe më shumë dhe më shpejt”.
Nën lupën e krizave, lëshimet e së shkuarës bëhen tepër të qarta. Dixhitalizimi i vonuar pengon biznesin dhe administratën. Mosbesueshmëria tashmë kronike ndaj hekurudhave është vetëm një shembull i neglizhencës në infrastrukturë. Mbi të gjitha, bëhet e qartë mbi çfarë këmbësh të brishta qëndron prosperiteti i Gjermanisë.
Modeli i brishtë i biznesit
Modeli i biznesit i disa dekadave të fundit ka funksionuar në mënyrë shumë të thjeshtë: me sasi të mëdha energjie të lirë nga Rusia, produktet paraprake nga Kina u shndërruan në produkte me cilësi të lartë – ndërsa eksportet shkonin më së shumti në Kinë. Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë. Të gjithë sektorët e ekonomisë janë të varur nga tregu kinez, zinxhiri i furnizimit të shumë degëve të industrisë varet nga Kina.
Një shtyllë e sistemit tashmë po lëkundet: tregtia me Rusinë është kufizuar në mënyrë drastike. Lëndët e para si gazi, nafta dhe qymyri rrjedhin gjithnjë e më pak nga Rusia në Gjermani. Para luftës, vendi importonte më shumë se gjysmën e nevojave të gazit nga Rusia. Tani gjërat kanë ndryshuar. Kancelari dhe ministrat po përpiqen të gjejnë burime të reja energjie në mbarë botën, së fundmi në Kanada. Politika, biznesi dhe popullata po e presin me shqetësim dimrin që po vjen. E ky dimër do të tregojë shumë qartë se cila është gjendja e solidaritetit në Evropë.
The second pillar, trade with China, is still important. But the concern about being dependent on the Chinese market is also growing. This is also happening under the pressure of the USA for turning back some processes of globalization. New blocks are now being created under Chinese and Western symbols. And this will make it difficult to do business between the parties.
In the context of many current crises and conflicts, the government in Berlin has started work on a new national security strategy. For the first time, because Germany so far has not considered it necessary to be clear in its geostrategic goals and the ways in which it will achieve these goals./DW/
Inflation has hit its highest level in 40 years in the...
Russian President Vladimir Putin on Thursday ordered a...
The two EU and US officials, Miroslav Lajcak and Gabriel E...
Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit t...
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke...
Russian President Vladimir Putin signed a decree on Th...
Këngëtari shumë i njohur turk, Ibrahim Tatlises së bashku ...
At least 22 people were killed after Russians fired a ...
Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane ...
Russian forces on Wednesday fired rockets at a train stati...
Russian authorities said they have detained two workers at U...
The head of the NATO mission in Kosovo, KFOR, Major Genera...
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said today tha...
A $75 million superyacht owned by sanctioned Russian o...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Just before dawn on February 24, everything changed: f...
As Ukrainians mark Independence Day, the country's Pre...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
34-year-old Eglant Koçi remains missing, with authorities ...
The State Police and the Tirana Prosecutor's Office have c...
The Special Prosecution Office against Corruption and Orga...
Europol, in cooperation with French authorities, as well a...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Television presenter Jeremy Clarkson has revealed that he ...
The son of imprisoned former Brazilian president Jair Bols...
Switzerland announced that the signing ceremony of the agr...
The European Court of Human Rights in Strasbourg has rejec...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
In a sector where the number of visitors continues to grow...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...