Vrasja e ish-kryeministrit japonez/ Jep dorëheqjen shefi i policisë
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...

Autoritetet ukrainase thonë se dy reaktorët e fundit të punës në centralin bërthamor të Zaporizhjas u mbyllën për shkak të zjarreve dhe linjave të dëmtuara të energjisë, duke rritur frikën për një aksident të mundshëm, pasi objekti u shkëput nga rrjeti elektrik i Ukrainës për herë të parë.
Njoftimi i 25 gushtit nga operatori shtetëror i energjisë Enerhoatom vjen pasi zyrtarët e huaj paralajmërojnë për një katastrofë të mundshme dhe vazhdojnë të shtyjnë forcat ruse dhe ukrainase të bëjnë më shumë për të mbrojtur stacionin më të madh bërthamor të Evropës.
Rusia e ka marrë kontrollin e objektit rreth dy javë pasi pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, por ajo i ka lejuar inxhinierët ukrainas të qëndrojnë dhe të operojnë në central, reaktori i parë i të cilit hyri në punë në vitin 1985.
Luftimet pranë uzinës midis forcave ruse dhe ukrainase kanë ngjallur shqetësimet për aksident.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar gjithashtu se Rusia mund të përpiqet të shkëpusë centralin nga rrjet elektrik, një veprim që do të rëndonte rëndë ekonominë e goditur të Ukrainës, veçanërisht me dimrin që po afrohet.
"Veprimet e pushtuesve shkaktuan një shkëputje të plotë të [objektit] nga rrjeti elektrik - i pari në historinë e centralit", tha Enerhoatom në rrjetin Telegram.
Kjo shkëputje konsiderohet potencialisht e rrezikshme pasi një dështim në sistemet rezervë të energjisë mund të çojë në humbjen e ftohësit dhe të sjellë shkrirjen e karburantit në bërthamën e reaktorit.
Njoftimi i Enerhoatomit erdhi në të njëjtën ditë me shefin e IAEA-së, Rafael Grossi, i cili tha se Kievi dhe Moska kanë rënë dakord që personeli i mbikëqyrësit të OKB-së duhet të shkojë për të inspektuar situatën në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Duke folur për televizionin France më 25 gusht, Grossi tha se bisedimet për marrjen e qasjes në objekt po përparonin dhe se "ne jemi shumë, shumë afër" për të rënë dakord për një vizitë në stacionin më të madh bërthamor të Evropës brenda disa ditësh.
Zaporizhja ka gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët, por vetëm dy kanë mbetur në funksion.
Derisa pushimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e shtatë, presidenti Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2.390.758 nga 1.902.000 që janë aktualisht.
Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023.
Më 29 maj, Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që u mundëson personave mbi 40 vjeç të regjistrohen në forcat e armatosura. Më parë ushtria ruse kishte kufij moshe për rekrutimin e ushtarëve nga 18 deri në 40 vjeç.
Ekspertët ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë thonë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Edhe pse lideri rus, nuk i ka pranuar dhe i ka mohuar gjithmonë shifrat e publikuara sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse gjatë kësaj periudhe, lëvizjet e tij tregojnë të kundërtën./ REL
Shefi i policisë së shtetit në Japoni tha të enjten se...
Shtetet e Bashkuara njoftuan ndihma të reja ushkatarke...
Russian President Vladimir Putin signed a decree on Th...
Këngëtari shumë i njohur turk, Ibrahim Tatlises së bashku ...
At least 22 people were killed after Russians fired a ...
Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane ...
Russian forces on Wednesday fired rockets at a train stati...
Russian authorities said they have detained two workers at U...
The head of the NATO mission in Kosovo, KFOR, Major Genera...
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said today tha...
A $75 million superyacht owned by sanctioned Russian o...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Just before dawn on February 24, everything changed: f...
As Ukrainians mark Independence Day, the country's Pre...
Evropa mund të jetë duke përjetuar thatësirën më të rë...
Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndër...
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...
The conflict in Ukraine has already reached six months...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
34-year-old Eglant Koçi remains missing, with authorities ...
The State Police and the Tirana Prosecutor's Office have c...
The Special Prosecution Office against Corruption and Orga...
Europol, in cooperation with French authorities, as well a...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
Television presenter Jeremy Clarkson has revealed that he ...
The son of imprisoned former Brazilian president Jair Bols...
Switzerland announced that the signing ceremony of the agr...
The European Court of Human Rights in Strasbourg has rejec...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
In a sector where the number of visitors continues to grow...
Oil prices have fallen to their lowest level in nearly 15 ...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sol...
Seasonal changes, fluctuations in production and imports, ...