web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luftë në të dyja krahët/ Izraeli nis evakuimet e banorëve pranë Libanit

2023-10-16 10:28:00, Kosova & Bota CNA

Luftë në të dyja krahët/ Izraeli nis evakuimet e

Ushtria izraelite thotë se planifikon të evakuojë banorët larg kufirit libanez në veri të vendit.

Arsyeja pse kufiri është konsideruar i pasigurt është sepse, përveç Hamasit në Gaza, Izraeli po lufton gjithashtu Hezbollahun, një grup militant i mbështetur nga Irani në Liban, i cili është i angazhuar për shkatërrimin e Izraelit.

Ashtu si Hamasi në Gaza, Hezbollahu është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera. 

Gjatë fundjavës, Izraeli njoftoi mbylljen e një zone deri në 4 km nga kufiri.

Ndërkohë vijojnë luftimet mes Izraelitëve dhe Hamasit. Më shumë se 1,400 njerëz në Izrael janë vrarë  nga sulmet e Hamasit dhe afro 2700 njerëz në Gaza kanë humbur jetën./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga