Hapet Kolegji prestigjioz Europian në Tiranë/ Fjala e Von der Leyen, Ramës e Manastirliut
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leye...

Lufta në Izrael do të mbetet gjatë në kujtesën e pastorit Vaso Vreshtulla nga qyteti i Korçës. Një udhëtim i nisur për një festë, i cili përfundoi me shumë ankth e frikë për pastorin dhe bashkëshorten e tij. Vetë ai ka treguar përjetimet e asaj dite, bashkë me përpjekjet për t'u larguar sa më parë prej vendit, ndërsa lanë pas shumë familje që ende sot e kësaj dite jetojnë në luftë.
Pastori tregon arsyen e vizitës së tij të radhës në Izrael, dhe thekson vlerat turistike që ky vend ka.

“Unë kam qenë atje shumë herë por asnjëherë nuk e kam parë Izraelin më përpara se të ndodhte ky sulm kaq shumë duke festuar në një formë të tillë që nuk e kuptoje se ishe në Izrael. Më përpara kur shkoje e vije re këtë praninë e policisë, ushtrisë, këtë radhë ishe shumë ndryshe. Sshtu si mua na u bë qejfi të gjithëve që Izareli arriti të ishte në këtë ditë që mund të ishte njësoj si të gjithë popujt e tjerë në Europë.
Izraelis sot nga ana e turizmit është një nga vendet më të bukura në botë por edhe pjesët më interesante në lidhje me fenë. Atje ka një turizëm shumë të veçantë në lidhje me fenë sepse atje ka të krishterë , ka muslimanë, ka gjithashtu edhe hebrenj që shkojnë, edhe hindu kam parë që kanë shkruar kanë bërë pelegrinazhin.
Këtë radhë unë e bashkëshortja shkuam në një festë që është biblike por përfshihen dhe kombe të tjera. Ishim me një grup të madh nga 95 vende në botë. Po festonim në qytete të ndryshme. Dy ditë para se të niste sulmi ne ishim në vendin ku është marrë peng sot nga terroristët. Ishte marrë peng”, tha ai.
Nisja e sulmeve me raketa filloi pikërisht 2 ditë pas qëndrimit të tyre në Jeruzalem. Fillimisht, zhurmat e para që u dëgjuan ishin fenelinat e policisë, ato çka jepnin alarmin se diçka nuk shkonte. E më pas, zhurmat e raketave në ajër.

“Ishim duke festuar edhe ditën e shtunë kur ndodhi sulmi ishim në Jeruzalem, si fillim dëgjova sirenat në 8 të mëngjesit dhe mendova se po rregullonin sistemin e alarmit.
Kur gjendja filloi të bëhej serioze, njerëzit nisën të dalin nga dhomat e tyre me vrap, kërkonin fëmijët , kërkonin njëri-tjetrin, donin të vraponin drejt vetëstrehimit.
Bashkë me bashkëshorten na u desh të vraponim drejt vendstrehimit ashtu siç ishim.
Ishte një ndjenjë që nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Se kisha përjetuar ndonjëherë mëngjesin e luftës ose siç kemi ne atë filmin “Mëngjese lufte”", tha pastori.
Pastor Vaso ka treguar ndjesitë e përjetuara në ato orë qëndrimi në vendstrehim, duke thënë se shumë familje me fëmijë nuk gjenin dot zgjidhje për t'u mbrojtur.
"Për mua ashtu ishte. Ishte shumë stres, shumë panik, shumë frikë , të dëgjoje predhat afër teje dhe të shikoje familjet të vraponin, fëmijët, nuk ishte një gjë e bukur për t’u parë.
Ne kemi ndenjur për 6 orë në vendstrehim. Por alarmi vazhdonte dhe vazhdonte dhe na u desh të rrinim atje pothuajse 5 ose 6 orë.
Kam parë familjet, nënat me fëmijë që vinin strehoheshin. Në ditët e tyre më të errëta shkonin lexonin biblën, shkrimin e Perëndisë.
Kjo ishte shumë e bukur dhe mësim i madh për mua”, tha pastor Vaso.
Fatmirësisht për pastorin dhe bashkëshorten e tij, u gjet zgjidhja, siç e thotë dhe ai nga ndihma e Zotit, dhe thekson një fakt interesant, se të gjithë familjet në vendstrehim lexonin biblën. Po ashtu edhe situata në aeroport ishte kaotike.

“Ne atë mëngjes kishim fluturime në darkë dhe pasdite morëm vesh që u anulua dhe ne u dorëzuam.
Si besimtarë të krishterë iu lutëm Perëndisë që të na hapte një rrugë. Më mori një zonjë që unë ende nuk e kam takuar që është nga Selaniku . Ajo më mori dhe më tha duhet të largohesh tani nga Izraeli. Duhet të porosisje një taxi 24 orë para për të shkuar në aeroport.
Po lutesha që Zoti të na hapte ndonjë rrugë dhe në ato momente erdhën disa miq të huaj dhe më thanë ke dëshirë të vish në aeroport.
Kur kemi shkuar në aeroport atje kam parë një kaos të vërtetë. Një gjë që nuk do ta harroj kurrë e kam përjetuar në 97 dhe mu rikthye përsëri ai emocion”, tha pastori./ CNA
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leye...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
GJKKO ka dhënë vendimin për 15 personat e arrestuar ng...
Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë, samiti i Proce...
Sot, më 15 Tetor, ish-kryeministri, lideri i demokratë...
Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet...
Projetki i Parkut Ekologjik të Durrësit është në finale pë...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mundësitë për...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa detaje nga Samiti ...
Ditmir Bushati ka folur për marrëdhëniet Shqipëri-Koso...
Një 17-vjeçar afgan është plagosur në në fshatin Fermë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Forumin e Shoqe...
“Tempulli” vë pranga 2 persona/ Tentuan të shisnin kanabis...
Gazetarja Esiona Konomi është gjobitur në orët e para ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të konfiskojë p...
Gersi Troka, djali me aftësi të veçanta që fitoi Medal...
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë bërë të ditu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pr...
Hakerat kanë sulmuar dhe bllokuar aksesin në faqen onl...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...