Activist Greta Thunberg is arrested in The Hague
Swedish climate activist Greta Thunberg has been arres...

Në Uashingtonin politik republikanët dhe demokratët shpesh nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Por në një çështje ka qenë gjithmonë të një mendimi: Marrëdhëniet mes SHBA dhe Izraelit janë të paprekshme. Në të gjitha dekadat, në të cilat kanë qenë në pushtet, herë republikanët e herë demokratët, nuk ka ndryshuar asgjë në miqësinë me Izraelin. Liderë të të dy partive kanë theksuar, se Izraeli nuk ka aleat tjetër më të ngushtë se SHBA, dhe se siguria e Izraelit është e panegociueshme.
Gati 300 miliardë euro mbështetje për Izraelin kanë paguar Shtetet e Bashkuara që nga viti 1948, kur u krijua shteti izraelit. Shumica sipas Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme, Council on Foreign Relations kanë qenë ndihma ushtarake. "Marrëdhëniet vërtet janë unike", thotë Chuck Freilich, ish-këshilltar i sigurisë i qeverisë izraelite, docent i përkohshëm në Universitetin Columbia në Nju Jork dhe Tel Aviv. Për Deutsche Wellen ai thotë, se "nuk gjen shumë shembuj të tjerë si ky". Sipas Freilich, vlera të përbashkëta, interesa strategjike dhe një lobig i fortë janë shtyllat kryesore të kësaj marrëdhënieje. Komiteti Amerikano Izraelit për Çështje Publike, American Israel Public Affairs Committee (AIPAC) është një nga shoqatat më efektive lobiiste në kryeqytetin amerikan. Ai angazhohet për marrëdhënie të ngushta mes dy vendeve, pavarësisht partisë politike që vjen në pushtet.
Për Uashingtonin Izraeli është një avantazh strategjik
Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA u akuzua, se nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur hebrenjtë në Europë nga Holokausti. Por kur krerë të lëvizjes cioniste në maj të vitit 1948 shpallën pavarësinë e Izraelit, SHBA e njohu shpejt shtetin e ri. Që atëherë Izraeli prezantohet si një demokraci liberale, që përfaqëson interesat e SHBA në një rajon, që shpesh nuk është miqësor ndaj SHBA. "Ka pasur një kohë, kur Izraeli shihej thjesht si barrë", thotë Freilich. Një konflikt mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë që gjatë Luftës së Ftohtë orientoheshin më shumë nga Bashkimi Sovjetik, përmbante gjithmonë rrezikun e një shkallëzimi të situatës mes superfuqive atomike. "Që nga vitet 90-të, Pentagoni e sheh Izraelin si avantazh strategjik."
Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Izraeli për SHBA u kthye në një vend që nuk i linte të bënin çap kundërshtarët e vegjël si Irani apo vende të tjera kundërshtare. Kjo çoi në "bashkëpunimin më të ngushtë strategjik në historinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Izraelit", sipas Freilich. Pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, SHBA nxituan dhe i ofruan armë Izraelit, dërguan aeroplanmbajtëse në rajon dhe vendosën veton kundër armëpushimit në rezolutat e Këshillit të Sigurimit.
Rritja e numrit të viktimave civile
Në gati gjashtë muajt e misionit ushtarak masiv izraelit në Rripin e Gazës, pas sulmit terrorist të Hamasit, sipas të dhënave palestineze u vranë më shumë se 33.000 vetë. Në të gjithë botën kjo ka çuar në pakënaqësi, e kjo bëri që edhe toni në qeverinë amerikane të ndryshojë. Në një bisedë me televizionin amerikan, CBS, zëvendëspresidentja, Kamala Harris, theksoi, se nuk duhet ngatërruar qeveria izraelite me popullin izraelit. Freilich është i shqetësuar. "Nëse Netanjahu nuk e ndryshon shpejt qëndrimin e tij, nëse nuk kemi shpejt një qeveri të re, kjo do të ketë efekte afatgjata."
Për njohësit e marrëdhënieve amerikano-izraelite koha e ndryshimit ka ardhur. "Kemi të bëjmë me një proces shumë të ngadaltë, në të cilin SHBA largohen nga pozicioni që i japin gjithmonë dritën e gjelbër Izraelit, edhe dritën e verdhë, dhe së fundmi të portokalltë", kritikon Ian Lustick, ekspert i Izraelit, dhe profesor i shkencave politike në Universitetin e Pensilvanisë, në bisedë me Deutsche Wellen. Me dritën e portokalltë, Lusick ka parasysh abstenimin e SHBA në Këshillin e Sigurimit në mars të këtij viti, kur u miratua një rezolutë që kërkon armëpushim të përkohshëm. Përpjekjet e mëparshme dështuan, por kjo rezolutë u miratua për shkak të abstenimit. Në shenjë proteste, kryeministri izraelit, Netanjahu e anuloi një udhëtim të delegacionit izraelit në SHBA.
Në të njëjtën kohë qeveria Biden që nga 7 tetori ka miratuar më shumë 100 shitje të materialeve ushtarake për Izraelin, sipas "Washington Post". Këtu llogariten edhe bomba 900 kilogramëshe që mund të shuajnë lagje të tëra. "Jam i habitur, se sa ngadalë po e jep sinjalin e kuq qeveria", thotë Lustick. Ai e shikon këtë si rrezik edhe për interesat amerikane në pjesë të tjera të botës, por edhe për vetë Biden në këtë vit zgjedhor në SHBA. Në Miçigan për shembull jetojnë shumë votues me origjinë arabe, në parazgjedhjet më 13 shkurt, 13% e votuesve demokratë më mirë e lanë fletën bosh, se të votonin për Biden.
Marrëdhënie e tensionuar
Prej vitesh Izraeli po ndjek një politikë gjithnjë e më të djathtë. Ekstremistët fetarë kanë fituar influencë politike sidomos në qeveritë e drejtuara nga Netanjahu. Përpjekjet e vazhdueshme izraelite për të normalizuar pushtimin dhe forcuar kontrollin mbi palestinezët po e përplasin Izraelin gjithnjë e më shumë me shtetet demokratike.
Qeveria amerikane po e kritikon gjithnjë e më shumë numrin e lartë të viktimave civile në Rripin e Gazës. Ajo kërkon që të vlejë "e njëjta masë e lirisë, shanseve dhe demokracisë" si për izraelitët edhe për palestinezët. Por zgjerimi i pushtimit izraelit e minon këtë vizion. Edhe ndryshimi i opinionit publik në SHBA në lidhje me Izraelin, mund të çojë aty, që marrëdhëniet Izrael-SHBA të kenë një korrigjim të kursit. Sipas sondazheve ka një hendek në rritje mes votuesve më të mëdhenj në moshë dhe të rinjve. Më të vjetrit kujtojnë ditët e një Izraeli që nënshkroi Marrëveshjen e Oslos, kur dukej e hapur rruga për zgjidhjen me dy shtete. Por të rinjtë njohin një Izrael që përdor avantazhin e njëanshëm ushtarak që ka për të penguar një zgjidhje politike me palestinezët.
Po ashtu edhe një numër i madh hebrenjsh amerikanë e kuptojnë veten si njerëz të hapur dhe liberal, dhe ndjehen të huaj me një Izrael që sipas tyre po lëviz në një drejtim tjetër. Kjo krisje në marrëdhëniet e hebrenjeve në SHBA nuk është vetëm kulturore, ajo ka pasoja edhe për sigurinë kombëtare. "Në plan afatgjatë, vlerat që përfaqëson brezi i ri amerikan në SHBA do të dalin gjithnjë e më në pah. Izraeli do të përplaset me këtë gjithnjë e më shumë dhe politikanët amerikanë do të kuptojnë, se ajo që funksiononte para 25 vjetësh, sot shkakton probleme, nëse përpiqen të dëgjojnë AIPAC", thekson Lustick./DW
Swedish climate activist Greta Thunberg has been arres...
A close ally of Slovakia's populist Prime Minister Robert ...
For more than 40 years, the Ford company has produced the ...
Israel said on Saturday that its special forces had found ...
A "Virgin Atlantic 787" collided with a British Airways Ai...
Washington signaled a change in attitude toward Israel aft...
Tens of thousands of citizens protested against the govern...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 48 njerëz të dyshuar pë...
Mark Zuckerberg ka kaluar Elon Musk në listën e Bloomb...
The last tests of applicants for cadets in the Kosovo Poli...
For 25 years Mauro Congedo and his brother have been findi...
US President Joe Biden said Israel is honoring his request...
Një nga pengjet që u mor nga luftëtarët e Hamasit – grupit...
The European Union said it does not want to comment on Ser...
Europol, through a recent report, identifies the most thre...
More than 100 people were on board a ferry when it caught ...
Israel's military said on Friday it had fired two senior o...
Israel says it is taking steps to increase the flow of hum...
Finland already has a pretty "strict" gun law and now is n...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, on Friday c...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...