Azerbaijan starts natural gas exports to Syria
Azerbaijan has officially started exporting natural gas to...

Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar "përvetësim sistematik" të fondeve publike për ushtrinë, si dhe "marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe".
Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta - në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar - midis tyre, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, është edhe deputeti Oleksiy Kuznetsov. Ai i përket partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski.
30 për qind për ryshfet
Akuzat i referohen edhe disa punonjësve të tjerë të shërbimeve publike në nivel qyteti, si dhe anëtarëve të Gardës Kombëtare. Këta të fundit u pezulluan nga detyrat e tyre, deklaroi ministri i Brendshëm Ihor Klimenko. Të dyshuarit, siç u tha, lidhën kontrata për blerjen e dronëve për luftën me çmime të tepruara, dhe më pas morën 30 përqind të shumës në formën e ryshfeteve.
Presidenti Zelenski deklaroi se është "mirënjohës" ndaj organeve antikorrupsion për punën e tyre.
"Nuk duhet të ketë tolerancë për korrupsionin, nevojitet bashkëpunim i qartë për të zbuluar ryshfetin - dhe në fund të fundit vendime të drejta për denimin e tij", tha ai në kanalin e tij në "Telegram".
"Është e rëndësishme që institucionet të punojnë në mënyrë të pavarur". Ligji i sapomiratuar të enjten, ofron të gjitha mundësitë për luftimin e korrupsionit dhe ryshfetit.
Me këtë ligj parlamenti ukrainas rivendosi pavarësinë e Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit Kundër Korrupsionit. Përpara kësaj, me urdhër të Zelenskit, të dy institucionet u vendosën nën juridiksionin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Kjo shkaktoi protesta në vend dhe kritika nga Bashkimi Evropian javën e kaluar.
Ukraina dhe korrupsioni
Korrupsioni dhe shpërdorimi janë probleme të përhapura në Ukrainë. Që kur filloi pushtimi rus më shumë se tre vjet më parë, janë zbuluar disa raste korrupsioni në ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Prandaj, BE-ja ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të zbatojë reforma nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në Indeksin aktual të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende.
Ka dyshime edhe për zhdukjen në kanale të errëta të ndihmave perëndimore që i dërgohen Ukrainës për të luftuar Rusinë, por deri tani nuk është publikuar ndonjë rast konkret me përmasa të gjëra./DW
Azerbaijan has officially started exporting natural gas to...
Russia called for caution after US President Donald Trump ...
Macedonian Prime Minister Hristijan Mickoski said he conde...
US President Donald Trump said his special envoy Steve Wit...
A ship has capsized off the coast of Yemen, leaving 68 Afr...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky and Secretary of th...
At least 116 people needed hospital treatment after visiti...
German Chancellor Friedrich Merz has stated that recent pr...
The Krasheninnikov volcano in Kamchatka, Russia, has begun...
Pope Leo XIV called on the more than one million young Cat...
The Supreme Court in Belgrade has confirmed to Radio Free ...
High in the sky, the familiar lines of global air travel a...
Një deputet ukrainas dhe zyrtarë të tjerë janë arrestuar p...
Last year, America recorded a budget deficit of 7% of Gros...
A massive fire at an oil depot is breaking out near the Ru...
Mainland Portugal will enter a state of alert from midnigh...
Iran's President Masoud Pezeshkian warned against excessiv...
The number of deaths from West Nile virus in Italy since t...
A rare archaeological discovery has been made in the Ulpia...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...