web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmohet fizikisht deputeti i Kosovës, e shoqja dhe e bija/ Policia: Motiv i paqartë, nisin hetimet

2025-08-02 18:22:00, Kosova & Bota CNA

Sulmohet fizikisht deputeti i Kosovës, e shoqja dhe e bija/ Policia: Motiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja dhe vajza e tyre e mitur janë sulmuar fizikisht. Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”,-ka theksuar Bytyqi.

Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin e çështjes ka nisur hetimi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas Bytyqit, i dyshuari ka thënë se është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë./CNA





Lajmet e fundit nga