LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti apokaliptik/ Gati në 5 mijë numri i viktimave, 7 mijë persona nxirren të gjallë nga rrënojat  

2023-02-07 09:47:00, Kosova & Bota CNA

Tërmeti apokaliptik/ Gati në 5 mijë numri i viktimave, 7

Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë shkaktuar për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur.

Vetëm në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar sërish lëkundje me magnitudë, 5.7 ballë.

Ndërkohë që po vijon operacioni i kërkim shpëtimit dhe po bëhet thirrje për dërgim të ekskavatorëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas Reuters, në Turqi mbi 7 mijë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shkollat u mbyllën deri në 13 shkurt,

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur ditë zie kombëtare për shtatë ditë deri në 12 shkurt.

Flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë./CNA.al

Lajmet e fundit nga