web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i vdekur autori i masakrës në SHBA, shkaktoi 18 viktima dhe 13 të plagosur

2023-10-28 08:41:00, Kosova & Bota CNA

Gjendet i vdekur autori i masakrës në SHBA, shkaktoi 18 viktima dhe 13

Autori i masakrës në shtetin e Maines në Amerikë është gjetur i vrarë pas tre ditësh kërkime, njofton policia. Robert Card, 40 vjeç, u gjet me një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.

Në një konferencë shtypi në bashkinë e Lewiston, guvernatori i Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat.

“Po marr frymë lehësisht sonte pasi e dija se Robert Card nuk do të jetë kërcënim për askënd”, u shpreh Janet Mills, gurvernatorja e Maine. 

Rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, hapi zjarr rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën e 25 tetorit 2023 në një bar sportiv. Ai shkaktoi një masakër, që në fakt tronditi opinionin në mbarë botëb./CNA





09:12 World

Europol

Europol në bashkëpunim me Gardën Financiare Italiane dhe P...

Lajmet e fundit nga