web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DW: A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

2026-01-07 16:56:00, Kosova & Bota CNA

DW: A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rezultatet përfundimtare mund të shpallen më herët sesa ishte planifikuar data 19 janar, ku më pas edhe do të certifikohen rezultatet.

Por, akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse deri me 5 mars nuk zgjidhet Presidenti apo Presidentja. Mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fund të muajit prill, por një muaj më parë duhet të zgjidhe Presidenti apo Presidentja.

Albin Kurti tha për mediet lokale se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë nuk i duhet mbështetja e partive të tjera shqiptare. Por për çështjen e Presidentit, në Kuvend duhet të jenë prezent dy të tretat e deputetëve dhe për këtë tash për tash nuk i kanë votat e nevojshme.

Çfarë thotë Kurti?

"Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, e afati i fundit është 4 marsi, nëse nuk e kemi të kaluar buxhetin për vitin 2026, ne as nuk mund të mbajmë zgjedhje të reja. Natyrisht se ekziston mundësia teorike dhe praktike që të shkojmë në zgjedhje. 80 veta në sallë është vështirësi e konsiderueshme. Herën e kaluar nuk i bëmë dot 61, ndërsa 80 është numër shumë më i madh se 61. Kësaj radhe 61 i kemi, por 80 nuk i kemi. Ne e kemi parë deklarimin e Presidentes. Së pari, duhet ta formojmë Kuvendin dhe Qeverinë, gjithashtu duhet ta votojmë buxhetin, këta janë hapa më të rëndësishëm”, thotë Kurti.

Ai e konsideron të nevojshëm takimin me Vjosa Osmanin për të diskutuar interesimin e saj për një mandat tjetër pesëvjeçar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tashmë ka deklaruar se synon edhe një mandat pesëvjeçar për t'i jetësuar, siç ka thënë, "planet e saj në të mirë të vendit”.

Por nëse kandidimin e saj edhe për një mandat nuk e përkrahin deputetët në Kuvend, Osmani ka paralajmëruar se do ta kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme përmes aktivitetit të saj politik.

"Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë, besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdoj të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara”, është shprehur Osmani.

Qëndrimet e partive të tjera

Përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK nuk kanë folur deri tani rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit. Ato thonë se janë duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për të parë përbërjen përfundimtare të Kuvendit. Analistët politikë thonë se për zgjedhjen e presidentit të vendit, kompromisi politik është i pashmangshëm.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i tha DW-së se "zgjedhja e presidentit të shtetit në mungesë të 80 votave për koalicionin fitues të zgjedhjeve të fundvitit do të duhej të bazohej në marrëveshje politike dhe kompromis lidhur me një figurë unifikuese që do të ushtronte pozitën e presidentit me integritet dhe në mënyrë të paanshme”.

Sipas tij, Kosova e ka urgjencë shtetërore që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, pa vonesë, të miratojë ligjin për buxhetin dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes.

"Sikurse LVV dhe z. Kurti, nëse e vënë në rend të parë interesin e Republikës së Kosovës, do të gjenin kompromis për të zgjedhur edhe Presidentin e Republikës për t'i dhënë drejtim zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, dy procese që kanë stagnuar në status quo në pesë vitet e fundit. Kosova nuk e ka komoditetin për zgjedhje të reja, pasi kjo do të kishte pasoja të dëmshme dhe afatgjata për integrimin evropian, por edhe humbjen e besimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Miftaraj.

Analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, i tha DW-së se procesi i zgjedhjes së presidentit do ta prodhojë edhe një sfidë të re me potencial bllokues.

"Prandaj, hendeku i madh aktual mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera nënkupton vetëm një gjë normale: rigjetjen e vullnetit për bashkëpunim konstruktiv me kompromise reciproke ndaj interesave të dyanshme. Çdo qasje tjetër me automatizëm e çon Kosovën në zgjedhje të reja”, thotë Muhaxhiri. Sipas tij, "edhe një proces i ri zgjedhor do të ishte indikator madhor i paaftësisë së spektrit politik kosovar”.

"It would show the complete lack of personal integrity, public ethics and their state responsibility for sending society into institutional limbo. The multidimensional losses would deepen even further, creating fundamental systemic political and economic stagnation, both within the country and in international relations ," says Muhaxhiri.

How is the country's president elected?

The Constitution of Kosovo, according to Article 86, determines the procedure for electing the new president of Kosovo: The President of the Republic of Kosovo is elected by the Assembly, by secret ballot.

- The election of the president must take place no later than thirty (30) days before the end of the term of the current president.

- Any citizen of the Republic of Kosovo may be nominated as a candidate for President of the Republic of Kosovo, if he or she secures the signatures of at least thirty (30) members of the Assembly of Kosovo. Members of the Assembly may only sign for one candidate for President of the Republic of Kosovo.

- The election of the president is made by two-thirds (2/3) of the votes of all members of the Assembly.

- If no candidate receives a two-thirds (2/3) majority in the first two ballots, a third ballot is organized between the two candidates who received the highest number of votes in the second ballot and the candidate who receives the majority of votes of all deputies is elected President of the Republic of Kosovo.

- If in the third vote no candidate is elected President of the Republic of Kosovo, the Assembly is dissolved and new elections are announced, which must be held within forty-five (45) days. /DW





Lajmet e fundit nga