web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputetja e Vetëvendosjes akuzon partitë tjera se po shkelin rregulloren duke vazhduar debatin

2025-07-13 14:41:00, Kosova & Bota CNA

Deputetja e Vetëvendosjes akuzon partitë tjera se po shkelin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se partitë e tjera po shkelin rregulloren e Kuvendit, duke vazhduar debatin pas mbylljes së seancës konstituive.

Fejza tha se LVV-ja është e gatshme për debat, por që të realizohet ky debat duhet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

 

E kemi qëndrimin e deputetëve të opozitës të cilës përkundër çastësisë që kishte aktgjykimi i Gjykatë Kushtetuese, refuzojnë të marrin pjesë në votim duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në anën tjetër, ata po vazhdojnë me shkeljen e rregullores së Kuvendit, duke e vazhduar debatin pasi që po mbyllet seanca, ne sigurisht që jemi për debat dhe sigurisht që e kuptojmë se duhet të diskutohet por që të realizohet debati që të vazhdojë puna e kuvendit fillimisht duhet të konstituohet”, tha Fejza.

Fejza u bën thirrje deputetëve të partive tjera që të sillen në përputhjet ligjore që kanë obligim si deputetë të Kuvendit.





Lajmet e fundit nga