The use of Russian and Belarusian flags at the Australian Open is prohibited
Russian and Belarusian flags have been banned from the Aus...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pritet të emërojë një zyrtar rajonal si ministër të ri të mbrojtjes, pas dorëheqjes së ministres Christine Lambrecht. 62-vjeçari Boris Pistorius duhet të drejtojë projektin e modernizimit të ushtrisë gjermane dhe të mbikëqyrë zgjerimin e dërgesave të armëve në Ukrainë. Zonja Lambrecht dha dorëheqje pas kritikave të shumta se nuk përballonte dot përgjegjësitë e mëdha të ministrisë që drejtonte.
Ministri i ri i mbrojtjes, Boris Pistorius, është anëtar i Partisë Socialdemokrate të kancelarit Olaf Scholz.
Zoti Pistorius do të zëvendësojë Christine Lambrecht e cila ishte ministre e mbrojtjes që nga dhjetori i vitit 2021, jur zoti Scholz u bë kancelar.
Ajo e dha dorëheqjen mes kritikave se nuk ishte e aftë të modernizonte ushtrinë gjermane megjithë ndarjen e një fondi të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për këtë qëllim.
Debati i mbi aftësitë mbrojtëse të Gjermanisë u intensifikua muajin e kaluar kur disa tanke të këmbësorisë, “Puma” u nxorën jashtë shërbimit pasi u zbuluan disa probleme gjatë një stërvitjeje ushtarake.
Ajo u kritikua së fundmi nga media dhe opozita për postimin e një videoje në rrjete sociale natën e Vitit të Ri ku zgjodhi një mjedis feste, mes fishekzjarreve për të përcjellë një mesazh për luftën në Ukrainë.
“Çfarë viti ishte viti 2022? Na krijoi sfida të jashtëzakonshme. Lufta është ndezur në mes të Evropës. Në këtë kontekst, kujtoj shumë momente të veçanta, shumë e shumë takime me njerëz interesantë dhe të mëdhenj dhe për këtë dua t'ju falënderoj nga zemra. Vitin e Ri do ta festoj me familjen dhe miqtë dhe të gjithë ata që nuk mund ta bëjnë këtë sepse po na ofrojnë shërbime si ushtarë, policë, punonjës të urgjencës ose në sektorë të ndryshëm, dua t'ju falënderoj nga zemra. Ju uroj të gjithëve një natë të mrekullueshme të Vitit të Ri dhe një 2023, i cili shpresoj të jetë i shëndetshëm, i lumtur dhe i qetë”, tha zonja Lambrecht.
Ministri i ri i mbrojtjes do të përballet menjëherë me përgjegjësitë e mëdha të papërfunduara, përfshirë edhe ndihmat ushtarake që pritet t’i dërgohen Ukrainës që po lufton kundër pushtimit rus.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pritet të vizitojë Berlinin këtë javë ku do të organizojë një takim të aleatëve në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë perëndimore.
Ndërsa të dielën, qeveritë gjermane dhe franceze do të zhvillojnë bisedime dypalëshe që përfshijnë një takim të këshillit të përbashkët të sigurisë të dy vendeve./ VOA
Russian and Belarusian flags have been banned from the Aus...
Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër...
Kosovar diplomats have intensified meetings with their cou...
British Foreign Secretary James Cleverly will encourage su...
Megjithëse janë vetëm ditët e para që ushtarakët ukrainas ...
President Joe Biden declared Monday that "in America, hate...
Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion bizne...
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
While the war in Ukraine is dominating the international s...
Myanmar's military is producing large quantities of weapon...
Japan and India began their first warplane exercises near ...
Although Russian military forces continue to advance on So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Not a day goes by that the Turkish media does not publ...
President Joe Biden told Americans to look to the life...
The committee for monitoring compliance with the oblig...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...