Lideri opozitar po mbahet në burg/ Avokatët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalë “torturën”
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...

Gjermania ka humbur atraktivitetin e saj si lokacion biznesi. Në renditjen e publikuar nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) të hënën, Republika Federale e Gjermanisë ka rënë me katër vende dhe tani renditet në vendin e 18-të nga 21 vende të krahasuara. Çmimet e larta të energjisë dhe rregulloret e pafavorshme për kompanitë patën një efekt veçanërisht negativ. Ekspertët e vlerësojnë si të keqe edhe barrën e lartë tatimore, edhe pse në këtë fushë ka pasur përmirësime.
"Gjermania si një vend industrial ka humbur shumë nga cilësia e saj," thotë Rainer Kirchdörfer, kreu i Fondacionit të Biznesit Familjar. Sidomos çmimet e larta të energjisë, për të cilat ne mund të bëjmë pak, duhet të japin një nxitje për të përmirësuar kushtet e tjera kornizë për investime.
Sipas ZEW, një avantazh i madh për Gjermaninë si vend biznesi është borxhi relativisht i ulët i shtetit dhe i familjeve private. Kjo i jep shtetit mundësinë të reagojë ndaj krizave. Por edhe këtu Republika Federale "e cila dikur ishte në një pozitë të mirë, tani ka rënë në mesfushë”, sqarojnë ekspertët.
Kritika ndaj politikës së tatimeve

Fondacioni për Bizneset Familjare, i cili publikon këtë studim, ka bërë thirrje veçanërisht për uljen e taksave. "Kur bëhet fjalë për barrën tatimore për bizneset familjare, Gjermania vazhdon të jetë e parafundit”, shpjegoi fondacioni. Sipas ZEW, Gjermania ka rënë në këtë fushë me reformën e tatimit mbi trashëgiminë e vitit 2016 dhe nuk është rikuperuar që atëherë për shkak të "pasivitetit të vazhdueshëm të politikës tatimore gjermane ndër vite".
"Edhe raporti mes kostos së punës dhe produktivitetit tregon një trend të pafavorshëm në krahasim me konkurrencën”, theksojnë sipërmarrësit familjarë. Megjithatë, ZEW thekson zhvillimin e përgjithshëm pozitiv të rezultateve të PISA si një anë e mirë e aseteve gjermane.
Në përgjithësi, pozicioni i Gjermanisë jep "arsye të konsiderueshme për shqetësim", shpjegoi ZEW. "Në një krahasim ndërkombëtar, bizneset familjare në Gjermani ballafaqohen me taksa më të larta, me ngarkesa më të larta rregullatore si dhe kosto më të larta të energjisë, sesa në shumicën e vendeve të tjera." Infrastruktura dhe institucionet vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht, por edhe më tej janë dukshëm më keq se në vendet më të vogla si Zvicra apo Danimarka.
Cilat vende renditen më mirë?

Në renditje, Gjermania është tani pak pas Francës. Vetëm Hungaria, Spanja dhe Italia janë në pozitë më të keqe. Kompanitë në SHBA, Kanada, Suedi dhe Zvicër kanë kushtet më të mira për biznes. Për sa i përket pikëve, Austria dhe Holanda humbën edhe më shumë pikë se Gjermania. Ato kanë probleme në fushën e rregullimit dhe energjisë. Japonia dhe Suedia janë përmirësuar më së shumti.
SHBA shquhet me vlerësime të mira për faktorët e vendndodhjes për energjinë e lirë dhe rregullimin miqësor ndaj biznesit. Megjithatë, ZEW thekson inflacionin e lartë si një faktor rreziku: Presioni mbi çmimet dhe mbi pagat është veçanërisht i lartë në SHBA, e këtu duhet shtuar edhe dollari i fortë.
Megjithatë, duhet pasur parasysh gjithashtu se shtetet në vendet nga 14 deri në 19 janë shumë afër njëra-tjetrës. Por nuk ka shenja të një përmirësimi të gjendjes në renditjen e Gjermanisë.
Në disa studime të tjera të bëra kohët e fundit ka pasur vlerësime më pak pesimiste. Rënia e frikshme e investimeve të huaja në Gjermani në vitin 2022 nuk ndodhi. Në disa çështje, siç është hapja e selive të kompanive, gjërat duken madje më mirë se në vitin 2021, thotë Robert Hermann, drejtor menaxhues i Agjencisë Federale të Zhvillimit të Biznesit (Germany Trade & Invest - GTAI). Në vitin 2021, gjithsej 1.806 kompani të huaja kanë hapur në Gjermani degët e tyre - që është një rritje prej shtatë për qind./DW
Një grup i avokatëve rusë kanë kërkuar që t’i jepet fund “...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dh...
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjis...
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
While the war in Ukraine is dominating the international s...
Myanmar's military is producing large quantities of weapon...
Japan and India began their first warplane exercises near ...
Although Russian military forces continue to advance on So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Not a day goes by that the Turkish media does not publ...
President Joe Biden told Americans to look to the life...
The committee for monitoring compliance with the oblig...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të D...
Izraeli është zotuar të godasë një grup të armatosur të re...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinë...
Russian President Vladimir Putin praised his forces on Sun...
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve...
The number of people killed by Russian rocket attacks in t...
Russia can no longer pressure the Germans with gas. Ev...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...