
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se nuk ekzistojnë regjistra të vizitorëve në shtëpinë e Presidentit Joe Biden në Wilmington të shtetit Delaware, ku u gjetën dokumente të klasifikuara nga koha kur ai ishte nënpresident. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se arsyeja për mungesën e tyre është se shtëpia në Delaware është një rezidencë private.
“Si çdo president gjatë dekadave të fundit të historisë moderne, rezidenca e tij personale është personale. Por me marrjen e detyrës, Presidenti Biden riktheu traditën e mbajtjes së regjistrave të vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë publikimin e rregullt të tyre, pasi administrata e mëparshme ndërpreu një praktikë të tillë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Paraardhësi republikan i zotit Biden, Donald Trump, nuk publikonte regjistrat e vizitorëve në Shtëpinë e Bardhë gjatë katër viteve të tij në detyrë duke hequr dorë nga një prej traditave të presidences amerikane.
Kryetari republikan i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi regjistrat e vizitorëve për shtëpinë e demokratit Biden në Delaware, pasi dokumente të klasifikuara u gjetën në zyrën dhe garazhin e tij.
Republikanët kanë kërkuar të krahasojnë çështjen e dokumenteve të zotit Biden me atë të ish presidentit Trump, i cili përballet me një hetim penal federal për mënyrën se si trajtoi dokumentet e klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.
Shtëpia e Bardhë thotë se ekipi i presidentit Biden i ka dorëzuar dokumentet që ka gjetur. Zoti Trump nuk e kishte bërë këtë deri në një bastisje të FBI-së në muajin gusht në shtëpinë e tij në Florida.
Ekipi ligjor i zotit Biden tha se kishte gjetur dokumente të klasifikuara nga koha kur ishte nënpresident në shtëpinë e tij në Delaware dhe në zyrën e tij në një institut kërkimor në Uashington. Avokatët e tij të shtunën njoftuan se gjetën disa faqe shtesë në shtëpinë e tij.
Materiali i ndjeshëm në zyrën në Uashington u gjet në nëntor, por publiku mësoi për këtë nga një raportim i televizionit amerikan, CBS News, javën e kaluar.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland emëroi të enjten një prokuror të posaçëm për të hetuar trajtimin e dokumenteve të ndjeshme të qeverisë nga zoti Biden. Një prokuror tjetër i posaçëm po heton trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Trump, si dhe përpjekjet e tij të pasuksesshme për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020./ VOA
Suedia dhe Finlanda duhet të dëbojnë apo ekstradojnë deri ...
While the war in Ukraine is dominating the international s...
Myanmar's military is producing large quantities of weapon...
Japan and India began their first warplane exercises near ...
Although Russian military forces continue to advance on So...
Presidenti izraelit Isaac Herzog po paralajmëron për një k...
Not a day goes by that the Turkish media does not publ...
President Joe Biden told Americans to look to the life...
The committee for monitoring compliance with the oblig...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u...
Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të D...
Izraeli është zotuar të godasë një grup të armatosur të re...
Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Kinë...
Russian President Vladimir Putin praised his forces on Sun...
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve...
The number of people killed by Russian rocket attacks in t...
Russia can no longer pressure the Germans with gas. Ev...
Rent prices have become unaffordable for many Germans,...
The President of Kosovo, Vjosa Osmani, has said that the v...
The British media "The Sun" writes about the Albanian ...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...