
Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton, tha se Izraeli ka të drejtë t’i kundërpërgjigjet Iranit për shkak të sulmit që Teherani kreu gjatë fundjavës, përfshirë edhe shkatërrimin e programit të tij bërthamor, duke shtuar se ai qëndron pas deklaratës së tij se “është e turpshme” që presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Izraelit që të mos përgjigjet.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Bolton tha se nëse Irani do të shënjestronte SHBA-në duke përdorur qindra raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë, siç bëri më 13 prill kundër Izraelit, Washington-i do të kundërpërgjigjej minimalisht duke ia shkatërruar bazat dhe ndërtesat nga të cilat u nisën sulmet.
“Jam i bindur që nëse SHBA-ja do të përballej me një sulm të tillë, nuk kam asnjë dyshim se çfarë do të bënim. Pse duhet t’ua mohojmë të drejtën izraelitëve... të veprojnë në mënyrën e njëjtë siç do të vepronim ne?”.
Bolton foli me REL-in nga Washington-i në kohën kur Izraeli po mendon se si t’i përgjigjet sulmit të Iranit. Teherani tha se e kreu sulmin në kundërpërgjigje të një sulmi të dyshuar ajror në ndërtesën e ambasadës iraniane në Damask të Sirisë muajin e kaluar, ku u vranë dy gjeneralë. Pothuajse të gjitha raketat dhe dronët u rrëzuan nga sistemet ajrore izraelite apo u penguan nga forcat amerikane, franceze, britanike dhe jordaneze.
Biden ka thënë se ai dëshiron që të parandalojë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ka bërë thirrje për kujdes, duke i thënë Izraelit që të “mendojë me kujdes dhe në mënyrë strategjike” para se t’i përgjigjet Iranit, që do të mund të çonte në një konflikt më të gjerë.
Por, Bolton tha se për shkak se Izraeli mund të mos jetë i sigurt që raketat e ardhshme balistike të lëshuara nga Irani nuk do të përmbajnë koka bërthamore, është në interesat afatgjatë të Izraelit që të shqyrtojë mundësinë e një reagimi për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit. Dhe nëse Izraeli do të vendosë të veprojë kështu, SHBA-ja duhet ta mbështesë, tha ai.
Sulmi i 13 prillit ka rritur frikën për një përshkallëzim tjetër të madh të luftimeve në Lindjen e Mesme dhe rreziqet janë të larta për shkak se “ne jemi në territor të paeksploruar”, tha Michael Horowitz, kreu i inteligjencës në kompaninë konsulente, Le Beck, me seli në Bahrejn.
Një luftë në shkallë të plotë është skenari më i keq që mund të shkaktohet nga një sulm izraelit ndaj ndërtesave bërthamore në Iran, tha Horowitz, gjatë një interviste dhënë për REL-in më 15 prill.
“Nëse ne arrijmë në këtë pikë, mund të shohim javë të tëra sulmesh izraelite në Iran, angazhim në shkallë të plotë të Hezbollahut në një sulm ndaj Izraelit, dhe një pushtim tokësor izraelit në Liban si dhe mund të shohim një përpjekje iraniane për të mbyllur Gjirin Persik”, tha Horowitz.
Tani, rajoni është “më afër një skenari të tillë se kurrë më parë” edhe nëse nuk ka ndonjë shkaktar specifik, një cikël i sulmeve midis Iranit dhe Izraelit “mund të na çojë në atë skenar, nëse palët e jashtme nuk veprojnë, siç kanë bërë deri më tani, për të ulur tensionet”.
Bolton ka shkruar librin me titullin “Dorëzimi nuk është opsion: Mbrojtja e Amerikës në Kombet e Bashkuara”, pasi përfundoi mandatin si ambasador i SHBA-së në OKB nga gushti i vitit 2005 deri në dhjetor të vitit 2006. Si nënsekretar i Shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare nga viti 2001 deri më 2005, ai kishte avokuar për masa më të ashpra kundër programeve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
Në intervistën për REL-in, Bolton tha se Izraeli veçse është i përfshirë në luftë në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe është sulmuar në veri nga Hezbollahu.
Për më tepër, tha ai, rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq, dhe ka pasur sulme të grupeve të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.
Bolton akuzoi administratën Biden se po refuzon ta shohë konfliktin në Lindjen e Mesme në një kuptim strategjik. Ai po ashtu tha se të gjitha grupet terroriste që operojnë në rajon janë të armatosura, të pajisura, të trajnuara dhe të financuara nga Irani, prandaj, sipas tij, një përgjigje e fuqishme është e justifikueshme.
“Irani është mjeshtër i marionetave. Kjo është një luftë e gjerë, në të cilën veçse jemi”, tha ai për REL-in. “Këto nuk janë beteja të ndara midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, apo rebelëve Huthi që tentojnë të mbyllin Detin e Kuq dhe Kanalin e Suezit për anijet tregtare ndërkombëtare. E gjithë kjo kontrollohet nga Irani”, shtoi ai.
Ai mbrojti kritikat e tij ndaj Biden-it, që tha se reagimi i tij ishte “i turpshëm”, duke theksuar se një luftë më e gjerë që administrata amerikane dhe të tjerët druajnë ka nisur më 7 tetor, në ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke rrëmbyer afër 250 pengje e duke vrarë afër 1.200 të tjerë. Më shumë se 100 pengje ende po mbahen nga radikalët palestinezë.
Bolton, i cili për 17 muaj ishte këshilltar i ish-presidentit Donald Trump, tha se ai nuk mund të parashikojë se si mund të dukej një përgjigje e Izraelit, por tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e di kërcënimin bërthamor të Iranit “më mirë se kushdo tjetër në Izrael, të jem i sinqertë, edhe në SHBA”.
Nëse do të detyrohej të parashikonte, ai tha se përgjigja mund të jetë “e nivelit të ulët” dhe mund të ndodhë brenda ditësh.
Bolton ishte këshilltari i tretë i Trump-it për siguri kombëtare, të cilit iu kërkua dorëheqja në shtator të vitit 2019 pas muajsh të mendimeve ndryshe lidhur me drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe të sigurisë kombëtare.
Një vit më vonë, Bolton shkroi një libër lidhur me mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Publikimi i librit “Dhoma ku ndodhi: Memoari i Shtëpisë së Bardhë” zemëroi Trump-in, pasi në të ai u portretizua si person injorant sa i përket fakteve themelore të gjeopolitikës. Shtëpia e Bardhë kishte tentuar të ndalte publikimin e librit, por një gjykatës kishte refuzuar këtë kërkesë. Trump kishte reaguar pas publikimit të librit, duke e quajtur Boltonin “të paaftë” dhe “një budalla të mërzitshëm”./ REL
Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos ...
This Tuesday, at the Parliamentary Assembly of the Council...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky on Monday called on...
Italian Foreign Minister Antonio Tajani has stated tha...
The US is not looking for an "escalation" of the situa...
The United States and Israel say the Iranian airstrike, wh...
Prime Minister Rishi Sunak is making a statement in th...
The FBI launched an investigation after the collapse o...
Denmark has set a new salary level for foreign shepher...
Lebanon's Shiite group Hezbollah said it planted several "...
The motorcade of the former American President, Donald...
Disa persona u goditën me thikë gjatë meshës në një ki...
Pasagjerët e linjës ajrore po përballen me anulime ose ndë...
In the talks of the Israeli government cabinet after the a...
A French national, Damien Guerot, has been identified ...
The former US Secretary of State, Hillary Clinton, sai...
Somali pirates released a hijacked vessel, the MV Abdu...
Azerbaijan and Armenia will face off at the International ...
Vala e dronëve dhe raketave që fluturuan drejt Izraelit gj...
Për herë të parë në Spanjë, robotika është përdorur në...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...