web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Baerbock: Let's not waste time in bringing the Western Balkans closer to the EU

2022-07-02 14:24:00, Kosova & Bota CNA
Baerbock: Let's not waste time in bringing the Western Balkans closer to
The German Foreign Minister and her Slovenian counterpart

The German Foreign Minister, Annalena Baerbock, spoke again in favor of quick steps for the prospect of EU membership for the Western Balkan states. No more time should be wasted in efforts to integrate and bring people closer together, said the Green Party politician after talks with the new Minister of Foreign Affairs of Slovenia, Tanja Fajon, (01.07.) in Berlin. The six countries of the Western Balkans are not only geographically in the middle of Europe, but also politically.

No penetration space in the Balkans

"Në Ballkan nuk duhet të krijohet asnjë hapësirë, ku mund të depërtojnë dhe të hedhin rrënjë Rusia apo aktorë të tjerë," tha Baerbock. Përveç Moskës edhe Kina po përpiqet që të fitojë një ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor. Nga ana e saj Tanja Fajon theksoi mbështetjen e Sllovenisë si anëtare të BE-së për perspektivat e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Tanja Fajon dhe Annalena Baerbock
Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë në faza të ndryshme të afrimit me Bashkimin Evropian. Ndërsa negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë kanë filluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë statusin e kandidatit, por Bullgaria po bllokon fillimin e negociatave. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë ende statusin e kandidatit.

Bosnje-Hercegovina rasti më i vështirë

Baerbock tha, se në samitin e javës së kaluar Bashkimi Evropian nuk arriti të vendoste lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sikurse kishte premtuar. Kurse lidhur me Bosnje-Hercegovinën ministrja tha se për shkak të situatës së brendshme politike nuk pritet ndonjë vendim për statusin e kandidatit. Në Bosnje-Hercegovinë po intensifikohet kursi i shkëputjes së Republikës Serbe (Republika Srpska) të Bosnjës nga shteti i përbashkët, që përbëhet nga Federata Boshnjako-Kroate dhe Republika Srpska./dw





Lajmet e fundit nga