Greek media: Erdogan does not stop provocations, raises accusations of violation of Turkish airspace
"Turkish President Recep Tayyip Erdogan continues to p...

Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një afro-gjermane ministre. 29-vjeçarja Aminata Touré e partisë Të Gjelbrit, për katër vitet e ardhshme do të jetë ministre për çështje sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein. Landi me afro 3 milionë banorë po shkruan kështu histori.
"Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të moshuarit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim", shkroi Toure në Twitter.

Që Touré në këtë post nuk do ta ketë të lehtë, kjo merret me mend. Në media sociale filluan që tani skeptikët të kërkonin jetëshkrimin e saj dhe të ankoheshin që ajo, përveç një diplome bachelor në shkenca politike, nuk mund të dëshmonte asnjë përvojë tjetër profesionale.
Por Toure nuk është kaq e panjohur. Ajo ka katër vjet që është në parlamentin e landit dhe ka drejtuar edhe shumë seanca si nënkryetare e Parlamentit.
Kolë Gjoka, konsulli i nderit i Shqipërisë për Gjermaninë veriore, por edhe vetë aktivist në politikë, aktualisht kryetar i CDU-së në qytetin Elmshorn, në të njëjjtin land, thotë për DW: "Asaj nuk i është besuar posti për shkak të ngjyrës së lëkurës, por sepse është intelektuale dhe dallon nga shumica e anëtarëve të partisë së vet”.

Rritur në azil
E megjithatë, ngjyra e lëkurës, por jo vetëm, edhe përvoja e saj si bijë azilkërkuesish, kanë qenë elemente të rëndësishme në formimin e saj si njeri, por edhe si politikane. E lindur në vitin 1992 në Neumünster të Gjermanisë, ajo është rritur në një strehimore azilkërkuesish. Prindërit kishin ardhur në Gjermani nga Mali vetëm një vit më parë dhe luftonin për të drejtën e qëndrimit. Vetëm në moshën 12-vjeaçre ajo arriti të marrë shtetësinë gjermane. Pikërisht atë vit, i jati do të linte nënën me katër vajzat.
Fillon një fazë tejet e vështirë për nënën, që do të kujdesej e vetme për katër vajzat. "Unë i takoj një brezi njerëzisht që nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për një kohë të gjatë nuk janë pranuar si pjesë të kësaj shoqërie. Por ne kemi bërë tonën, dhe ka gjëra në këtë shoqëri që ne i kritikojmë, por kemi edhe sugjerime se si t'i ndryshojmë”, tha jo dikur në një intervistë me DW.

Për shanse të barabarta
Touré ka tani mundësinë të ndryshojë vërtet diçka. Në një intervistë dhënë për median gjermane pas betimit, ajo tha se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka: "Biografia nuk zëvendëson politikën. Është e rëndësishme që të përballesh me njerëzit që kanë këto sfida dhe të zhvillosh koncepte politike. Kombinimi i të gjithave bën politikën”.
Kolë Gjoka ka besim se Touré do të sjellë koncepte të reja dhe jo konvencionale në qeverinë e landit. Për një gjë ai është i sigurt: Ajo do të ketë mbështetje të plotë nga kryeministri demokristian, Daniel Guenther, i cili i përket CDU-së, anipse partia e tij ka nivelin më të ulët përsa i përket përfaqësimit të imigrantëve në politikë./CNA.al
"Turkish President Recep Tayyip Erdogan continues to p...
NATO may be able to protect its Eastern European membe...
At least 21 people were killed today by the attacks...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ko...
Greek media have published footage from the fight that...
Authorities in North Macedonia said today that France'...
WikiLeaks founder Julian Assange has appealed to the S...
The number of COVID infections in the UK has risen by ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
What is behind North Korea's support for Russia? The M...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Një situatë e pakëndëshme i ka shoqëruar sot pasagjerë...
Ukrainian authorities said Russian rocket attacks on a...
The Ministry of Health announced that from July 1, the...
Jam i bindur se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi me...
German Chancellor Olaf Scholz wants an easing of...
Outgoing Bulgarian Prime Minister Kirill Petkov has ur...
Greece has sent an official request to the United Stat...
Just two days after agreeing to lift the veto on Swede...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...