Today's weather/ Here's how many degrees the thermometer will show
Today our country will be affected by stable weather condi...
Today our country will be affected by stable weather condi...

Disa grupe të ekstremit të djathtë në platformën Telegram ndjekin dhe komentojnë luftën në Lindjen e Mesme pothuajse çdo ditë, dhe shumica e tyre mbështesin udhëheqjen në Iran.
Lëvizja konservatore “Nashi” - një grup ultra i djathtë që nuk i fsheh lidhjet e tij me Rusinë - mbajti një protestë në Beograd në mbështetje të popullit të Iranit, ndërsa disa grupe në Telegram i bënë vazhdimisht thirrje Teheranit të bombardojë bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë.
“Narrativi që po përhapet në këto kanale, është kryesisht shprehje e një diskursi të fortë antiperëndimor dhe kundër NATO-s, që prej kohësh është i pranishëm te një pjesë e së djathtës serbe”, thotë për Radion Evropa e Lirë Hikmet Karçiq, bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Kërkime të Krimit në Universitetin e Sarajevës.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqësin suprem fetar të Iranit, Ali Khamenei, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Konflikti u përhap në vende të tjera të Lindjes së Mesme, pasi Teherani nisi dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit Persik, ku SHBA-ja ka baza ushtarake.
Mercenari serb si "analist gjeopolitik"
Kanali në Telegram i Dejan Beriçit - një qytetar serb që luftoi për një kohë në Ukrainë në anën e Rusisë - poston rregullisht rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme që nga fillimi i sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit.
Beriç, kanali i të cilit ka më shumë se 102.000 ndjekës, poston kryesisht propagandë të Kremlinit në lidhje me luftën në Ukrainë, por është përqendruar tek Irani që nga 28 shkurti. Postimet e tij ndajnë deklarata nga zyrtarët iranianë dhe pamje nga bombardimi i qyteteve izraelite.
Nën titullin “Një propozim prej një milion dollarësh”, kanali transmetoi më 10 mars një pjesë të një deklarate nga Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, duke u bërë thirrje vendeve arabe t’i dëbojnë diplomatët amerikanë dhe izraelitë, në mënyrë që Irani t’u lejojë atyre “kalim të plotë dhe të lirë përmes Ngushticës së Hormuzit”.
Në të njëjtën ditë, Beriq shkroi në Telegram se kompania amerikane “Planet Labs” ka zgjeruar kufizimet në qasjen në pamjet e saj nga Lindja e Mesme, për të parandaluar kundërshtarët që ta përdorin atë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.
Postimi i Beriçit në Telegram
Siç raportoi agjencia e lajmeve, Reuters, Planet Labs - që operon me një flotë të madhe satelitësh për incizimin e Tokës dhe u shet imazhe të përditësuara qeverive, kompanive dhe mediave - i njoftoi klientët më 9 mars se vonesa katërditore e futur javën e kaluar, do të zgjatej në një periudhë prej 14 ditësh.
Në postimin e tij, Beriç pretendoi se masa nuk u fut “për t’i parandaluar iranianët të marrin informacione, por, përkundrazi, për t’i parandaluar amerikanët të shohin se sa të shkatërruar janë”.
“Mos u shqetësoni - kinezët dhe rusët po ofrojnë imazhe në kohë reale”, shkroi Beriç.
Beriq po gjykohet para Gjykatës së Lartë në Beograd për pjesëmarrje në një luftë në një vend të huaj. Megjithatë, ai nuk është i disponueshëm për autoritetet serbe, pasi ndodhet në Rusi që nga viti 2014.
Thirrje për të sulmuar Bondsteel-in
Ndër kanalet që ndajnë rregullisht postime rreth ngjarjeve në Lindjen e Mesme, është “Bunt është një gjendje mendore”. Ky kanal në Telegram - me më shumë se 80.000 ndjekës - i ka bërë thirrje Iranit disa herë që të qëllojë me raketa Bondsteel-in, bazën më të madhe ushtarake amerikane të vendosur në Kosovë.
Në këto postime, “Bunt” nxori edhe koordinatat e Bondsteel-it, së bashku me një vegëz që tregon vendndodhjen e tij në Google Maps.
Koordinatat e kampit Bondsteel ose thirrjet për bombardimin e tij u publikuan edhe nga kanale të tjera proruse të krahut të djathtë, si: “???????? ???????”, “Srpska Sparta Info”, “Bunker”, që së bashku kanë më shumë se 50.000 ndjekës.
Karçiq, nga Universiteti i Sarajevës, beson se grupet e ekstremit të djathtë nuk e shohin domosdoshmërisht Iranin si një aleat ideologjik, por më tepër si një shtet që kundërshton Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë.
“Kjo është arsyeja pse ai shpesh paraqitet si pjesë e një lufte më të gjerë kundër ndikimit amerikan në botë”, thotë Karçiç.
Në të njëjtën kohë, shton ai, këto grupe përpiqen t’i lidhin konfliktet globale me çështjet lokale, kryesisht me Kosovën.
“Baza Bondsteel përmendet gjithashtu në këtë kontekst. Është një kombinim i narrativëve lokalë dhe një kuadri më të gjerë ideologjik, që është promovuar fuqishëm viteve të fundit, përmes rrjeteve proruse dhe ultrakonservatore”, thotë Karçiç, duke shtuar:
“Elementet lokale janë kryesisht ndjenjat kundër NATO-s dhe çështja e Kosovës, ndërsa narrativi më i gjerë rreth luftës globale kundër Perëndimit është marrë kryesisht nga diskursi transnacional i krahut të djathtë, i promovuar nga aktorë të lidhur me Rusinë, përfshirë rrjetet përreth oligarkut rus, Konstantin Malofeev”.
Disa ditë më parë, më 6 mars, teza se Bondsteel-i mund të jetë shënjestra e një sulmi, u nxor edhe në gazetën pro regjimit të Beogradit “Veçernje novosti”.
Kanali prorus “Koridor”, i cili ndiqet nga pak më shumë se 11.000 njerëz, shkroi ditën e fillimit të luftës, më 28 shkurt, se “nuk do të transmetonte lajme për këtë luftë nëse nuk ka ndonjë lajm të rëndësishëm, siç është goditja e Bondsteel-it”.
Protestë në mbështetje të Iranit në Beograd
“Ne, serbët, qëndrojmë me popullin e Iranit dhe me të gjithë popujt liridashës në mbarë botën”.
Këtë e deklaroi Ivan Ivanoviç, udhëheqës i Lëvizjes Konservatore të krahut të djathtë “Nashi” në një tubim në mbështetje të Iranit, më 7 mars, në Beograd.
Fjalimi i tij i shkurtër, i publikuar në formatin video në kanalin në Telegram të shoqatës së Ivanoviqit, u përcoll nga disa dhjetëra njerëz.
Në atë tubim u nxorën flamuj të Iranit, si dhe të Bjellorusisë, udhëheqësi autoritar i së cilës, Aleksandr Lukashenko, lavdërohet shpesh nga grupi “Nashi” në platformën ruse të mesazheve.
Në gusht të vitit 2025, “Nashi” mori me qira disa tabela reklamuese, në të cilat uroi presidentin bjellorus dhe një nga aleatët e paktë të presidentit rus, Vladimir Putin, për ditëlindjen e tij.
Lëvizja konservatore “Nashi” u regjistrua në Agjencinë e Regjistrave të Biznesit në dhjetor të vitit 2024. Statuti i shoqatës thotë se një nga qëllimet e saj është “promovimi i anëtarësimit në Bashkimin Euroaziatik”.
Kjo shoqatë u formua nga Lëvizja Popullore Serbe “Nashi”. Në vitin 2012, Zyra e Prokurorit Publik të Republikës së Serbisë kërkoi ndalimin e saj, për shkak të nxitjes së urrejtjes dhe diskriminimit kombëtar, fetar, racor dhe seksual.
Megjithatë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi më pas se kushtet për ndalimin e punës së saj, nuk janë përmbushur. Kanali në Telegram i këtij grupi u hap në vitin 2022 dhe në katër vjet mblodhi pak më pak se 130 ndjekës.
Për dhe kundër Iranit
Kur më 1 mars doli lajmi se udhëheqësi iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ishte vrarë në sulmet izraelito-amerikane, “Koridor” e përshkroi atë si “lajm të shkëlqyer”.
Së bashku me njoftimin, grupi postoi edhe një fotografi nga një takim mes ish-presidentit të Bosnje dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, dhe Khameneit.
Në të njëjtin njoftim u tha se “Ali Khamenei ofroi mbështetje logjistike dhe materiale” për Ushtrinë e Bosnje dhe Hercegovinës gjatë luftës në këtë vend, në vitet 1990.
Përndryshe, kanali “Koridor” është përdorur më parë nga “Brigada e Veriut”, e cila, së bashku me “Mbrojtjen Civile”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023.
Ndryshe prej këtij kanali, Iranit i ofroi mbështetje grupi i paregjistruar i ekstremit të djathtë “Aksioni serb”. Në një postim më 5 mars, ai e përshkroi Iranin si “pengesën e vetme reale” për planin e Izraelit “për të vendosur në fron mesiahun e tij, domethënë Antikrishtin”.
Më 3 mars, kanali transmetoi një postim nga grupi “Paladins”, i udhëhequr nga oligarku ultrakonservator rus, Konstantin Malofeyev, në të cilin Irani përshkruhej si “shtet terrorist”, ndërsa sionizmi si “tumor mbi njerëzimin” që “duhet të shkatërrohet”.
Në shtator të vitit 2025, “Paladins” organizoi një konferencë ku morën pjesë grupe të ekstremit të djathtë nga disa kontinente, përfshirë përfaqësues të “Aksionit serb”.
Temë kryesore ishte lufta kundër migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Edhe kanali “Doboshar”, i cili ka rreth 400 ndjekës, shkroi në një postim më 2 mars se mbështet Iranin “deri në fitore dhe shkatërrim të shtetit satanik të Izraelit”.
Pasi mediat njoftuan se Irani ka zgjedhur zyrtarisht Mojtaba Khamenein si Ajatollah, kanali përgëzoi udhëheqësin e ri suprem të Iranit dhe i uroi atij “urtësi, këmbëngulje dhe guxim në luftën kundër Izraelit”.
Mbështetja për Teheranin si pjesë e narrativit antiperëndimor
Sipas Karçiçit, në perceptimin e këtyre grupeve, Perëndimi dhe rendi liberal përfaqësojnë kundërshtarin kryesor, dhe të gjithë aktorët në konflikt me Perëndimin shihen si aleatë taktikë.
“Prandaj, mbështetja për Iranin nuk buron nga afërsia me teokracinë iraniane, por nga një narrativ më i gjerë gjeopolitik antiperëndimor. Në të njëjtën kohë, bëhet një dallim midis mbështetjes për një shtet që kundërshton Perëndimin dhe një qëndrimi armiqësor ndaj migrantëve nga vendet myslimane - gjë që u mundëson atyre t’i pajtojnë këto pozicione, në dukje kontradiktore, në diskursin publik”, thotë Karçiç.
Sipas autoriteteve të Iranit, gati 10.000 objekte civile janë bombarduar në luftën dyjavore në vend, duke vrarë më shumë se 1.300 civilë. Pentagoni tha se rreth 140 pjesëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur dhe shtatë janë vrarë që nga fillimi i sulmit ndaj Iranit.
Në Izrael, dy ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë. Në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vrarë së paku 486 persona nga sulmet izraelite. Në Irak janë regjistruar së paku 15 të vrarë në incidente të ndara, përfshirë vrasjen e një komandanti ushtarak në një sulm ajror. /REL
Iran's Ministry of Cultural Heritage has announced that at...
The United States has deployed about 10,000 anti-drone dro...
Russia has declared the great-granddaughter of former Sovi...
Kharg Island is one of Iran's most strategic points, as it...
US President Donald Trump declared that Iran has been comp...
Një raketë goditi zonën brenda kompleksit të Ambasadës së ...
The attacks in the Middle East region have entered their 1...
The Pentagon is expected to send an additional naval unit ...
The European Union (EU) said on Friday that Serbia is requ...
During a visit to France, Ukrainian President Volodymyr Ze...
United States President Donald Trump has stated that confl...
US Secretary of Defense Pete Hegseth has stated that Iran'...
Analysts say the conflict in the Middle East could be in t...
Two Iranian diplomats have sought political asylum in the ...
US President Donald Trump said today in an interview for a...
The United States has imposed a temporary exemption, lasti...
A US military Boeing KC-135 Stratotanker has crashed in we...
A former rapper has won Nepal's parliamentary elections an...
US President Donald Trump, at an event at the White House,...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu has said that Is...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...