web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 7 persona

2025-12-07 10:04:00, Kosova & Bota CNA

Aksident i rëndë në Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në një autostradë në Turqinë jugore. Në aksident u përfshinë një autobus interurban dhe një kamion. Nga përplasja bëhet me dije se kanë humbur jetën shtatë persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën që lidh qytetet e Adanas dhe Gaziantepit, kur një autobus u përplas me një rimorkio kamioni që ishte ndalur pasi një nga gomat e tij kishte plasur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan pjesën e përparme të djathtë të autobusit të shtypur aty ku goditi pjesën e pasme të kamionit.

Të gjithë viktimat dhe të plagosurit ishin në autobus, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.  Shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, u arrestua nga policia. /CNA





Lajmet e fundit nga